Sezoni turistik, policia masa në Durrës

Në kuadër të sezonit turistik, policia e shtetit ka forcuar masat në drejtim të sigurisë publike, qarkullimit rrugorë, por edhe elementëve të tjerë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e sezonit. Vëmëndja kryesore është përqëndruar në plazhin e madh të Durrësit, ku është edhe fluksi më i madh i pushuesve. Sipas drejtorit të policisë së qarkut të Durrësit Aleks Hajdari, policia do të garantojë qetësinë publike dhe çdo element tjetër që është në kopetencat e saj.
Nga ana tjetër, drejtori i policisë së Durrësit Hajdari, ka deklaruar se një vëmëndje e veçantë së bashku me strukturat e tjera do ti kushtohet edhe problemit të ndotjes akustike, pasi nuk do të lejohet prishja e qetësisë për pushuesit.
Bregdeti i Durrësit pret çdo vit një numër të konsiderueshëm pushuesish, jo vetëm nga vendi apo edhe jashtë tij.