Çerdhet e Tiranës, hapur gjatë gjithë sezonit të verës
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, e cila u ka paraqitur një shkresë të gjitha çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit. Kjo nismë e Bashkisë është praktikuar edhe një vit më parë
TIRANE-Çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës do të jenë të hapura për fëmijët edhe në sezonin e verës, pra nuk do të mbyllen në muajin gusht siç është praktikuar vitet e mëparshme. Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, e cila u ka paraqitur një shkresë të gjitha çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit. Kjo nismë e Bashkisë është praktikuar edhe një vit më parë, për t'u ardhur në nevojë atyre prindërve që janë gjatë gjithë kohës në punë. Ndaj, Bashkia e kryeqytetit ka vendosur që çerdhet t'i kenë dyert hapur edhe të mos mbyllen në muajt e verës. Ndërkohë, një tjetër vendim që ka marrë Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, është kthimi i ditës së shtunë në ditë pune për kujdestaret e çerdheve qysh prej dy vjetësh. Por, këto vendime nuk janë mirë pritur nga punonjësit e këtyre institucioneve, pasi sipas tyre ato punojnë më shumë dhe vijojnë të marrin të njëjtën pagë si më parë. Gjithashtu, ato ankohen edhe për kthimin e ditës së shtunë në ditë pune, pasi shpesh herë të shtunave prindërit nuk i sjellin fëmijët dhe ato janë të detyruara të rrinë në punë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)