Thyhen posterat e Edi Ramës në qytetin e Durrësit
Pas perfundimit te mitingut qe PS kreu ne Durrres, militante te PD thyen posterat e Ramës, që ndodhen te Pallati i Sportit “Ramazan Njala” dhe te stacioni hekurudhor. Policia nuk ka pasur dijeni për këto raste
TIRANE-Militantë të Partisë Demokratike në Durrës, kanë thyer ditën e djeshme me mjete të forta posterat e kreut socialist, Edi Rama. Bëhet fjalë për fotot e Ramës, të vendosura nëpër korniza metalike dhe me sfond xhami, që ndodhen nëpër trotuaret e rrugëve sipas porosisë dhe pagesës kundrejt firmës menaxhuese. Paradite janë thyer pikërisht posterat e Ramës, që ndodhen te Pallati i Sportit “Ramazan Njala” dhe te stacioni hekurudhor. Policia nuk ka pasur dijeni për këto raste dhe vetëm pasdite, punonjës të këtij institucioni kanë shkuar në vendngjarje. Një incident i tillë vjen fill pas mitingut përmbyllës që Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama, zhvilluan në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, tri ditë më parë, në qytetin e Shijakut ka pasur përplasje të forta militantësh nga të dy krahët për problemet me simbolet e partive, sikurse janë flamujt dhe posterat respektivë. Vetëm një javë më parë u tentua gjithashtu që të digjej me benzinë një nga zyrat e fushatës elektorale në qarkun e Durrësit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)