E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sezoni veror – Policia rrugore në gatishmëri, mbi 100 mijë mjete përshkojnë gjatë 24 orëve rrugët në qarkun e Lezhës

Janë mbi 100 mijë mjete që qarkullojnë gjatë 24 orëve në qarkun e Lezhës, ndërsa gjatë fundjavave numri shtohet edhe më shumë për shkak të lëvizjeve drejt zonave bregdetare.

Përballë këtij volumi në rritje, Policia Rrugore ka shtuar ndjeshëm prezencën në terren. Patrullat janë të shpërndara në pikat më të ngarkuara, nga akset kombëtare deri tek degëzimet dytësore, duke koordinuar trafikun dhe ndihmuar drejtuesit e automjeteve.

Sipas të dhënave të Policisë, kulmi i trafikut regjistrohet pasditave te së dielave kur rreth 60 mijë automjete nisen për të dalë nga zonat turistike.

“I gjithë qëllimi jonë është rritja e shpejtësisë në akset rrugore, me qëllim që qytetarët dhe drejtuesit të mos bezdisen nga trafiku i rënduar” , tha Valmir Nikolli, Shef i Qarkullimit Rrugor, Lezhë.

Përveç menaxhimit të trafikut, policia shikon me prioritet zbatimin e rregullave të qarkullimit. Rastet e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimi celularit, si dhe parakalimet e rrezikshme, mbeten ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve kanë vëmendjen e policisë.

“Ne kemi mbikëqyrur dhe moniteruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që shkelin normat”, theksoi ai.

Falë ndërhyrjes së strukturave policor, rrjedhja e lëvizjes është mbajtur e qëndrueshme, edhe pse me ngadalësime në pika të caktuara gjatë sezonit veror, ndërkohe që objektivi mbetet për më shumë siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›