Situata në veri/ Xhaçka dhe Peleshi: Dënojmë dhunën ndaj forcave të KFOR. Dialogu, rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kanë reaguar mbi tensionet në veri të Kosovës dhe dhunës ndaj trupave të KFOR-it.
Ministrja Xhaçka i konsideron të papranuehsme sulmet ndaj KFOR dhe shtypit, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të tyre.
Xhaçka ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për KFOR, teksa u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.
“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar”, shkruan Xhaçka teksa bëri thirrje për ç’tensionimin e situatës së krijuar në veri të Kosovës, duke theksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“ǒtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.
Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, shkruan ministrja.
Po ashtu, edhe ministri Peleshi ka shprehur shqetësimin për situatën në veri, duke vënë gjithashtu theksin te dialogu dhe ulja e tensioneve si të vetmet zgjidhje për stabilitet në rajon.
“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!
Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, shkruan Peleshi.
/rtsh.al/