E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj ne vend te shtate, nuk realizon objektivin ne boteror

Erkand Qerimaj nuk arriti dot te siguroje nje medalje, ne Kampionatin Boteror te Peshengritjes, qe po zhvillohet keto dite ne Korene e Jugut. Sportisti shqiptar garoi nje dite me pare, pa mundur qe te realizoje objektivin e tij kryesor. Pas garave te djeshme, Qerimaj eshte renditur ne vend te shtate, pozicion qe konsiderohet pozitiv nga njera ane, por sportisti shqiptar kishte pretendime me te larta. Me kete pozicion Qerimaj nuk mund te perfitoje shperblimin qe kerkonte, pasi legjislacioni shqiptar parashikon qe te perfitojne vetem tre sportiste te vendeve te para, objektivi personal, qe kishte Qerimaj, para nisjes ne Kampionatin Boteror te Peshengritjes. Qerimaj, (pesha 77 kg), garoi ne stilin e shtytjes dhe te shkeputjes. Peshengritesi me i mire shqiptar, per momentin, me renditjen e fundit te boterorit nuk ka mbetur plotesisht i kenaqur, me shprese per te permiresuar objektivin e tij, ne sfidat e tjera. Para nisjes per ne finalet e Kampionatit Boteror te Peshengritjes, Qerimaj synonte qe te siguronte nje medalje, duke qene se ne garat e te rinjve ai ka rritur sukses te padiskutueshem. Edhe ne Kampionatin Evropian, qe u zhvillua pak kohe me pare, peshengritesi shqiptar solli medalje ari ne Shqiperi. Qerimaj, ne Olimpiaden e fundit ne Pekin, u rendit ne vend te 13-te dhe krahasuar me nje vit me pare, ai ka shenuar nje rritje ne rezultate. Kur kane mbetur edhe tre vjet nga Olimpiada "Londer 2012", sportisti shkodran, eshte me i miri ne vendin tone.

Tabaku

Pritet qe te garoje edhe Elis Tabaku, ne peshen 85 kg. Tabaku konsiderohet po ashtu si Qerimaj, nje peshengrites qe premton suksese per vendin tone, ne Olimpiaden e ardhshme. Ne garat e meparshme ne peshen e tij, Tabaku ka siguruar medalje ari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›