Sfida Arlind Qorit. Cili është kompromisi i vetëm në këtë fushatë?

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, deklaroi se partia që ai drejton do të ketë një rezultat surprizë në zgjedhjet e 11 majit.
Në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH të drejtuar nga Sonila Agostini, Qori tha se “jemi një parti e përbërë nga njerëz të përgatitur dhe jo thjesht aktivistë. Kemi hartuar një program model, më kompleksin dhe më të mirin në 30 vitet e fundit, të përbërë nga 177 faqe.”
Se sa të fuqishëm jemi, u shpreh ai, “do e tregojnë zgjedhjet por ne kemi bërë një matje kur ishim vetëm 6 muaj parti dhe morëm 5% të votave në Bashkinë e Tiranës dhe sot mund të them me bindje , fal përvojës dhe eksperiencës, që do kemi një rezultat shumë më të mirë se sa në 2023.Unë besoj se ashtu sikurse surprizuar në 2023 do të surprizojmë dhe në këto zgjedhje.”
Ne tha, z. Qori, kemi qëndrime të qarta kundër oligarkisë.
“Ne jemi një parti që kryetari i të cilës nëqofse partia fiton një deputet, ai nuk ka për të qenë deputet sepse jam i dyti në listën e Tiranës. Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me mbështetësit tanë me anëtarët tanë për të përcjell një frymë të re që nuk kërkon kompromise në kurriz të interesit publik, nuk kërkon kompromise për hir të karrierës të kryetarit të partisë, nuk kërkon para nga oligarkët nuk kërkon favore nga asgjë dhe nga askush por që i qëndron parimeve dhe përpjekjes për të mirën e përbashkët.”
/rtsh.al/