E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e Berishes, Rama gjen alibine te kutite e votimit Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka gjetur zgjidhjen per shmangien e debatit te drejtperdrejte me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, duke vendosur si kusht hapjen e kutive. I pyetur ne konferencen e djeshme per shtyp, kryesocialisti deklaroi se vetem me hapjen e kutive mund te kete nje debat me kundershtarin e tij politik, duke gjetur ne kete menyre dhe alizbine per shmangjen e kesaj perballjeje televizive. "Sfidat kane radhe. Zoti Berisha eshte sfiduar prej 10 muajsh qe te hape kutite qe mban mbyllur. Sapo te hape kutite, une do te pranoj te debatoj me te ku te doje dhe kur te doje", iu pergjigj interesit te gazetareve, lideri i socialisteve, Edi Rama. Sepse, sic tha ai, vetem hapja e kutive e cliron gjykimin e popullit me vote, ndersa kur populli nuk eshte i lire te gjykoje permes votes, s'ka debat, por ka perballje mes tij dhe pushtetit te grabitur. Ne daljen e djeshme per mediat, kreu i opozites trajtoi ceshtjen e ngritjes se tarifave te sherbimeve. Sipas tij, pasi e kane gjunjezuar shtetin e se drejtes, ata qe e qeverisin kete vend me vendim gjykate, jo me votat e popullit, e kane bere refren qe per cdo problem qe njerezit kane me keqqeverisjen t'u thone ikni ne gjykate. "Nderkohe tarifat e reja te miratuara se fundmi per sherbimet gjyqesore, te prokurorise e te noterise, sigurisht e te gjykates, ne disa raste jane 4-fishuar. Pra, depozitimi i nje padie ne gjykate shkon tani 120.000 leke", u shpreh Rama. Per te, kjo do te thote se nje pensionist i cili e ka pensionin ne nivelin e takses se padise, duhet te rrije nje muaj pa ngrene e pa marre asnje ilac per te hapur nje gjyq per nje te drejte te mohuar. Sipas kreut te opozites, ne Shqiperine e marre peng nga nje pushtet i grabitur, po hapen kudo hendeqe mes qytetarit dhe demokracise, drejtesise e mireqenies se tij ekonomike. "Tarifat e disafishuara te sherbimeve te shtetit te se drejtes, jane nje arsye me shume per te kerkuar te drejten me protesta, duke ngritur krye perdite ndaj padrejtesive, dhe per t'u bashkuar te gjithe ne Tirane per protesten e madhe te 30 prillit, per demokraci, per drejtesi dhe per mireqenie, per te hapur kutite e zgjedhjeve te grabitura, e per te ndalur rrenimin ekonomik", drejtoi ftesen qytetareve, lideri i Partise Socialiste, Edi Rama. Midis dy kryetareve te partive me te medha politike ne vend, Sali Berisha dhe Edi Rama nuk eshte zhvilluar asnjehere nje debat publik midis tyre. Prej kohesh kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, njeheresh Kryeminister i Shqiperise, i ka bere thirrje kundershtarit te tij politik, kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh lider i opozites, qe te dalin sebashku ne nje debat publik. Por, ne te gjitha thirrjet e Kryeministrit Berisha per debat, asnje prej tyre nuk eshte pranuar drejtperdrejt nga kryesocialisti.
Meta: "Rama i shmanget pergjithmone debatit"
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, deklaroi dje se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i shmanget debatit. Ne konferencen e djeshme per shtyp, kreu i diplomacise shqiptare iu pergjigj ne kete menyre interesimit te gazetareve lidhur me kushtezimin e debatit nga ana e kryesocialistit me Kryeministrin Berisha, pas hapjes se kutive te votimit. "Kjo do te thote qe ai i shmanget pergjithmone debatit", vleresoi Meta. Dy dite me pare Kryeministri Berisha i ka bere nje ftese te hapur kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per te qene i pranishem ne nje debat per te gjithe ato probleme dhe shqetesime qe prekin qytetaret.
Xhacka: "Meta te tregoje deshtimin e vizave"
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave te ministrit te Jashtem, duke vleresuar se cdo drame ka personazhin e vet komik dhe ne dramen e sotme shqiptare te rrenimit te demokracise e ekonomise, kete rol e ka marre persiper paterica e Sali Berishes, Ilir Meta.
Permes nje deklarate per shtyp, deputetja e PS, Olta Xhacka, tha se do te ishte me interes qe Meta t'u tregonte shqiptareve si ndodhi qe as kete vere nuk do te mund te levizim pa viza. "Sa i takon transparences se zgjedhjeve, qe Zoti Meta sigurisht eshte frenues, frika e tij eshte e kuptueshme. Sikur 5 kuti te hapeshin ne Ndroq, Zoti Meta nuk do t'i duhej me as Sali Berishes", reagoi Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›