Rama: Me 30 prill, gati te luftojme si qytetare
"Ne duhet te shkojme te gjithe ne bulevardin e Tiranes ne 30 prill per te treguar me me force se asnjehere tjeter se ne jemi te gatshem qe te vazhdojme te luftojme si qytetare nje beteje, te cilen ne do ta fitojme, sepse me ne eshte e verteta". Kjo eshte ftesa qe u ka bere qytetareve te Shqiperise, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne protesten e zhvilluar ne qytetin e Elbasanit. Ne kete tubim, kryesocialisti shoqerohej nga aleatet Prec Zogaj dhe Spartak Ngjela, te cilet iu bashkuan thirrjeve per mitingun qe do te zhvillohet javen e ardhshme ne kryeqytet. "Sot ne jemi ne nje udhekryq historik, sepse ose do te pranojme se votat tona nuk kane asnje vlere dhe qe me votat tona ne nuk mund ta ndryshojme jeten tone, dhe keshtu te mbajme ne kurriz nje qeveri qe na i merr votat dhe kur s'ia japim e per kete arsye edhe nuk do t'ia dije fare se cfare mendojme, duke shpallur ne kete menyre jo zyrtarisht, por faktikisht nje mbreteri te Sali Berishes", u shpreh gjate fjales se tij, lideri i opozites. Ai tha se "me 30 prill duhet te mblidhen qe te gjithe ne Tirane per te thene se ky eshte vendi yne dhe se ne vendin tone lirite dhe te drejtat duhet dhe do te jene te barabarta per te gjithe, ne raport me ligjin dhe me mundesite qe demokracia e krijon qytetareve te vet". Sipas tij, kutite e 28 qershorit nuk jane nje prone per te cilen dy pale bejne nje sherr. Per kryesocialistin ato nuk jane thjesht disa mijera kuti qe kane brenda disa qindra, mijera e me shume se 1 milione e gjysme flete votimi. "Ato kuti jane e vetmja mundesi qe populli ka ne demokraci per te thene fjalen e vet dhe jane e vetmja arsye qe nje qeveri ne demokraci e degjon popullin e vet", theksoi Rama. Sipas tij, e verteta qe fshihet ne kutite e votimit, e verteta qe fshihet pas cdo fature dhe pas cdo rruge qe veshtiresohet dita-dites ne kushtet e nje pushteti qe kerkon ta ktheje kete vend ne nje sundim te vetin.