E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e një bote që nuk mund të parashikohet

Anders Fogh Rasmussen/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

-Vendosja e raketave “Patriot” në kufirin turko-sirian siguron mbrojtje për miliona njerëz përgjatë kufirit juglindor të Turqisë me Sirinë. Por ky instalim është dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm të NATO-s në përmbushjen e detyrës së vet thelbësore: garantimin e sigurisë për vendet anëtare. Çdo ditë na vendos para fakte të reja se një perimetër krize-nga terrorizmi dhe përhapja e armëve te sulmet kibernetike dhe pirateria-po përhapet nga Lindja e Mesme dhe Sahel drejt Azisë Qendrore. Këto rreziqe nuk kanë për t’u zhdukur sa kohë anëtarët e NATO-s mbeten të  përqendruar në çështjen e financave të tyre. Fakti është se udha jonë jetësore kalon varet nga siguria dhe stabiliteti, pa të cilat investimet bjerren, punësimi kalon në kolaps dhe ekonomia bie. Në këto kohë të vështira për ekonominë, ne jemi të vetëdijshëm se siguria kërkon një çmim. Por ne nuk duhet të harrojmë se kostoja e pasigurisë është e papranueshme. Mbrojtja është politika jonë thelbësore për sigurinë në një botë tepër komplekse dhe të paparashikueshme. Konfliktet po marrin një kosto të tmerrshme njerëzore, teksa rivendosja e paqes dhe mbështetja e rindërtimit është skajshmërisht e madhe. Për shembull, kostoja e plotë e luftërave ballkanike të viteve ’90 është vlerësuar në 150 miliardë dollarë. Sot, NATO vijon të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës dhe po ndihmon në progresin e të gjithë rajonit drejt proceseve të integrimit euro-atlantik. Një shembull tjetër është pirateria e cila mund të kërcënojë tregtinë që është jetike, por edhe rrugët e energjisë. Kostoja totale e piraterisë në Somali në vitin 2011 vlerësohet në rreth 7 miliardë dollarë. Por me një përpjekje të sinkronizuar ndërkombëtare përfshirë anijet e NATO-s, sulmet kanë rënë ndjeshëm. Në fund jemi dëshmitarë të sulmeve kibernetike që jo vetëm shkatërrojnë website të caktuara por që shënjestrojnë vende të tëra sikundër ishte rasti i aleatit të NATO-s, Estonisë në vitin 2007. Presidenca, parlamenti, ministritë, partitë politike, organizatat mediatike, bankat dhe kompanitë e komunikimit, që të gjitha u goditën. Në fakt, u godit çdo gjë mbi të cilat një demokraci dhe dije moderne bazohet. Sot, si pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar sigurinë e rrjetit komunikues mes anëtarëve, në kryeqytetin e Estonisë, Talin është vendosur një qendër e shkëlqyer e mbrojtjes kibernetike. Këto shembuj tregojnë se forca tradicionale bazuar shkon dhe ndërvaret me soft power, apo peshën specifike të vlerave demokratike dhe kulturës. Që të jemi efektivë ne kemi nevojë për të dyja këto. Kur jemi përballë sfidave ndërkombëtare të sigurisë, diplomacia mbetet mjeti primar, por duke investuar në mbrojtjen, ne mund t’i mbështesim deklaratat tona me forcën ushtarake dhe kështu rrisim shanset që adresimi i zgjidhjes së sfidave të jetë i suksesshëm. Ky është gjithashtu një investim që shkon në industritë tona më inovative dhe teknologjitë e avancuara. Në të vërtetë, programet e kërkimit të drejtuara nga industritë e mbrojtjes kanë ndryshuar tashmë mënyrën tonë të jetesës. Në të ardhmen, teknologjia e zhvilluar për mbikëqyrjen ushtarake ajrore, mund të ketë përfitime të mëdha në sferën civile. Ekspertiza në sektorin e mbrojtjes është krijuar në breza të tërë. Si çdo industri tjetër e nivelit të lartë teknologjik, ajo evoluon vazhdimisht. Nëse ne i presim shpenzimet e mbrojtjes më shumë nga sa duhet dhe për një kohë të gjatë, ne do të sakrifikojmë kështu atë ekspertizë të vështirë për t’u krijuar, e të cilën do ta kemi të pamundur ta rigjenerojmë shpejt  kur të kemi nevojë më shumë. Një mbrojtje e fortë gjithashtu ndihmon që përfitimet nga siguria të përhapen në vendeve anëtare. NATO në vetvete e mishëron këtë qëllim. 28 aleatët janë më të sigurt së bashku sesa ajo që do të arrinin secili më vete. Ndërsa kjo i ndihmon ata të mbrojnë interesat e tyre në mënyrë efektive, ajo gjithashtu u lejon atyre të luajnë një rol më aktiv në menaxhimin e krizave ndërkombëtare siç është edhe mbrojtja e civilëve në Libi në vitin 2011. Për rrjedhojë, investimi në fushën e mbrojtjes është pra njëherazi investim në siguri dhe stabilitet, në diplomaci dhe bashkëpunim, por edhe në teknologji dhe inovacion. Është një investim për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për vendet tona dhe për pjesën tjetër të botës. Ndonëse buxhetet e mbrojtjes janë nën presion në këto kohë të vështira, është thelbësore që anëtarët e NATO-s të ruajnë ritmin aktual dhe detyrimet në shpenzimet e mbrojtjes dhe të jenë gati që t’i rrisin ato kur ekonomitë e tyre të marrin veten. Vendimet që do marrim sot për çështjet e mbrojtjes do të kenë një impakt të thellë për sigurinë e fëmijëve tanë nesër. 

 

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›