E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e zhvillimit të burimeve

Evropa është destinacioni i parë turistik në botë, ashtu si citohet në COM (352) 2010 "Evropa, destinacioni turistik nr. 1 në botë - një strukturë e re politike për turizmin në Evropë", e lëshuar në fund të qershorit në datën 30 nga Komisioni Evropian. Pavarësisht nga kjo, destinacionet e reja turistike janë gjithmonë më konkurruese dhe të afta për të fituar pikë të aksioneve të tregut.

Konkurrenca e turizmit evropian ka qenë gjithmonë një shqetësim i Komunikatave të Komisionit Evropian dhe "Axhenda për një turizëm evropian të qëndrueshëm dhe konkurrues", COM (2007) 621 së bashku me "Studimi mbi konkurrencën e industrisë së turizmit të BE-së", të lëshuar në shtator 2009, duke e përballuar këtë koncept me qëndrueshmërinë.
Për të arritur këto objektiva, dalin një sërë sfidash dhe burimet njerëzore janë konsideruar gjithmonë si një faktor strategjik për rritjen dhe për pasurimin e industrisë së turizmit evropian dhe, si pretendon Strategjia e Lisbonës, duke u investuar në burimet njerëzore bëhet e mundur nxitja e përfshirjes sociale dhe përshpejtimi i procesit në një ekonomi të bazuar në dije.

Një nga sfidat e dhëna është përqendrimi më shumë në cilësi sesa në produkt, si një strategji e orientuar drejt klientit e bën një destinacion turistik më konkurrues.
Për më tepër, për të bërë turizmin evropian më konkurrues dhe të qëndrueshëm, është deklaruar se risia është një faktor kyç për t’u ndjekur në mënyrë që të gjenden zgjidhje të reja, shërbime dhe produkte edhe me mbështetjen e teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
Por gjithashtu, për t’u përmirësuar informacioni dhe studimet në fushën e turizmit duhet të jetë më shpejt në procesin e rritjes së konkurrencës dhe të qëndrueshmërisë.
Është i përhapur mendimi se për të bërë turizmin një mjet të turizmit të qëndrueshëm, nevojitet një vizion global dhe një vëmendje e veçantë për të ardhmen e kësaj industrie, edhe në nivel kombëtar dhe lokal. Investimet efektive duhet të jenë të planifikuara dhe të koordinuara për të arritur objektivat dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorëve publikë dhe privatë, si në nivel rajonal dhe në nivel lokal, do të përfitojë në industrinë e turizmit dhe, rrjedhimisht, do të nxisë zhvillimin lokal.

Për të bërë turizmin të rritet në zonën e Ballkanit, disa nisma duhet të merren urgjentisht.
Para së gjithash është e nevojshme të identifikohen me saktësi aftësitë profesionale dhe aftësitë e nevojshme nga ndërmarrjet turistike dhe nga administrata publike dhe të mundësohen nga ato, nëpërmjet një zinxhiri trajnimi të përhershëm. Ky është një veprim i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të kënaqur pritjet ndërkombëtare turistike dhe, rrjedhimisht, në atë masë sezonalitetin e turizmit.
Për të arritur efektivitetin dhe efikasitetin në menaxhimin e ndërmarrjeve turistike dhe për të kënaqur pritjet turistike ndërkombëtare, është e nevojshme të ndahet pronësia nga drejtimi teknik, duke siguruar profesionistët e specializuar dhe duke përcaktuar rregulla të sakta për përfshirjen e këtyre figurave. Për më tepër, politikat fiskale duhet të zbatohen për të favorizuar punësimin e personelit të specializuar të trajnuar në ndërmarrjet turistike.
Transparenca mes kërkesës dhe ofertës nga një klasifikim i bazuar në parametra të matshëm që do të njihet në bazë të standardeve ndërkombëtare, do të qartësojë industrinë e turizmit në zonën e Ballkanit dhe për të tërhequr flukse ndërkombëtare turistike. Kjo mund të finalizohet përmes:
- Klasifikimit të ofruesit turistik me kërkesat fizike dhe profesionale;

- Një organ i pavarur i kontrollit;

Për t’u përballuar me politikat evropiane për turizmin dhe për të kënaqur kërkesat ndërkombëtare turistike, oferta e turizmit të Ballkanit duhet të jetë më e qëndrueshme. Për këtë arsye treguesit për qëndrueshmërinë duhet të jenë të vendosur pas përvojës se Rrjetit të Rajoneve Evropiane për Turizmin e qëndrueshëm dhe konkurrues (NECSTouR).
Vlerësimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore dhe kulturore në mënyrë që të shfrytëzohen për zhvillimin lokal nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm duhet të marrë në konsideratë përfshirjen e një përgjegjës për qasjen me publikun dhe një menaxher për aktivitetet e turizmit që duhet të jenë të dy për çdo tërheqje strategjike, siç kërkohet nga "Albania Culture Marketing Strategy - Recommandations" e edituar nga Fondi i MDG Achievement Fund - United Nations Albania në 11 nëntor 2010. Vlerësimi dhe ruajtja nuk do të thotë izolim.

Në një skenar konkurrues, një ICT të saktë dhe efektiv të ndihmuar nga sistemi i komunikimit për destinacionin turistik në nivel evropian, rajonal dhe kombëtar me protokollet e prodhimit që garantojnë turistin ndërkombëtar, është një instrument i nevojshëm për rritjen e të ardhurve dhe ndihmojnë që i gjithë sistemi të rritet.
Një planifikim rajonal dhe kombëtar territorial për turizëm, ku fusha të veçanta janë zgjedhur për zhvillimin e turizmit dhe ku parametrat dhe detajet janë përcaktuar, do të ndihmojnë planifikuesit qendrore për hartimin e turizmit në një mënyrë më konkurruese dhe të qëndrueshme. Në nivel lokal, investitorët e huaj duhet të kenë një përgjigje të qartë dhe definitive në lidhje me pronësinë e tokës,

për të ndihmuar në garantimin e një qëndrimi të këndshëm të turistit dhe duke e siguruar atë në lidhje me sigurinë personale dhe sigurinë e ligjit, vendosjen e sistemeve kombëtare të informacionit, kontrollin dhe ndihmën që do të mund t’i jepet turistit. Policia turistike është zgjidhja që kanë pasur rezultate interesante edhe në Itali, Spanjë dhe Greqi.

Si në një shoqëri globale identitetet lokale janë arsye të forta për t’u vizituar nga turistë në nivele ndërkombëtare, hartimi dhe zbatimi i ngjarjeve kulturore do të jetë një faktor i atraksioneve të mëtejshme për arritjet ndërkombëtare dhe vendore dhe për zgjatjen e sezonit turistik. Këto rezultate janë eksperimentuar tashmë në Shqipëri me "Shqipëria është kulturë" në maj 2010 dhe në bazë të suksesit edhe në publik, do të kryhet çdo vit. Edicioni i dytë do të zhvillohet nga 5-9 maj 2011 në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës.

Krijimi i laboratorit të ndërmarrjeve të reja për përmirësimin e cilësisë, të konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së industrisë së turizmit duhet të mbështetet nga qeveritë me facilitete dhe instrumente financiare së bashku me atraksionet e fondeve të BE-së.
Të gjitha këto iniciativa kanë të bëjnë me dijet, njohuritë dhe aftësitë, të cilat janë në pronësi të popullit.

Në fakt, burimet njerëzore janë strategjike në këtë proces dhe të rëndësishme për të arritur një pozitë më të mirë dhe rezultate në aspektin e punësimit dhe të rritjes së cilësisë së jetës.

Por për të kryer çdo veprim, duhet të sigurohet për këtë industri veprim i kualifikuar dhe i trajnuar.

Një zinxhir i përhershëm për trajnim të resurseve njerëzore që do të duhet të punësohet në industrinë e turizmit, është i nevojshëm për të kryer veprimet dhe për të vendosur në praktikë strategjitë dhe planet që çdo qeveri e vendeve të Ballkanit kanë hartuar siç duhet me kujdes, por që nuk e kanë zbatuar ende.

Shkollat e mesme profesionale kanë rolin e tyre në këtë proces, por është i nevojshëm një trajnim profesional për profesionistët në fushën e turizmit, së bashku me Institucionet e Arsimit të Lartë në çdo vend për të përgatitur burimet për aktivitetet e menaxhimit të mesëm dhe për të monitoruar këtë proces. Në mënyrë që të bëjnë të mundur lëvizjen e profesionistëve, qeveritë duhet të bëjnë më të mirën e tyre për të lejuar diplomacinë për njohjen e titullit në vendet e Ballkanit dhe në vendet e BE-së.
Për më tepër, për të trajnuar burimet njerëzore të kualifikuara për industrinë e turizmit është e nevojshme që të sigurohen profesorë, ligjërues dhe profesionistë në gjendje të bëjnë atë. Trajnimi për trajnues është një aktivitet i nevojshëm për t'u bërë, në mënyrë që të funksionojë ky proces.
Universiteti Evropian për Turizmin, që nga viti 2008 vendosi të adoptonte COM (2007) 621 në seksionin 3.2.1. për të mobilizuar aktorët e turizmit për të prodhuar dhe të ndarë njohuritë në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Shtrirja kryesore operative e Universitetit Evropian për Turizmin është që të sigurojë kompetencat profesionale të nevojshme për të krijuar një rrjet për zhvillimin lokal në rajonet euro-mesdhetare, para së gjithash në zonën e Ballkanit, të tilla si integrimi dhe maksimizimin e sinergjive të mundshme në mesin e kënaqësisë së turistëve për territorin, produktin kulturor dhe promovimin e ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në sektorët drejtues të territorit, me bashkëpunimin e 14 universiteteve evropiane që ofrojnë 92 profesorë të specializuar në turizëm. Universiteti Evropian për Turizmin ka krijuar një degë në Itali dhe po planifikon për të hapur degë të reja në Ballkan.
Qeveria qendrore, administratat lokale dhe palët e interesuara në industrinë e turizmit duhet të bëjnë të pamundurën për të komunikuar me komunitetin për rëndësinë e turizmit për zhvillimin lokal dhe rolin e tij strategjik për punësimin së bashku me rëndësinë e rritjes së këtij sektori me burime njerëzore të trajnuara.
Në kapitullin 2.2.2. "Aftësia për t’u përballuar me presionin konkurrues dhe me forcat e tregut brenda Bashkimit" nga raporti analitik mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian lëshuar në fund të nëntorit në datë 9 nga Komisioni Evropian thuhet se "...një strategji e kuptueshme mbi aftësitë e fuqisë punëtore mungon, ndërsa trajnimi në vendin e punës është i dobët. Në përgjithësi, programet aktive të tregut të punës janë të pamjaftueshme krahasuar me nivelin e papunësisë, ndërsa trajnimi në punë mbetet një sfidë”.

Për më tepër, "Albania Culture Marketing Strategy - Rekomandime" edituar nga Fondi i MDG Achievement Funds - United Nations Albania në 11 nëntor 2010 në seksionin e dedikuar burimeve njerëzore citon që "...ekziston një mungesë e personelit të kualifikuar si në industrinë e akomodimit dhe hotelieri dhe në operacionet e turizmit kulturor dhe të menaxhimit".

Lonely Planet, guida udhëzuese më e madhe e udhëtimit dhe botuesi i mediave dixhitale në botë, thotë se Shqipëria renditet si destinacion i parë turistik në 2011. Çfarë lloj mikpritjeje dhe shërbimesh turistike do të ofrojmë ne për turistët ndërkombëtarë? Është Shqipëria gati për këtë? Po Ballkani?
The World Travel & Tourism Council WORLD (WTTC) në "2010 Travel & Tourism Economic Research" thonë se nga 2011-2016 në Shqipëri do të duhet një mesatare prej rreth 2,000 të punësuarish të drejtpërdrejtë në industrinë e turizmit. Universiteti ynë këtë vit do të diplomojë vetëm 44 studentë me përgatitje shumë të lartë dhe qëndrim të shërbimeve të turizmit. Ku do të gjejnë ndërmarrjet shqiptare të turizmit dhe të administratave publike profesionistët e tjerë të trajnuar posaçërisht për nevojat e tyre?
A do të punësohen këta 44 studentë në ndërmarrjet turistike të Ballkanit dhe të administratave publike apo do të tërhiqen në tregun e punës evropian, ku vitin e ardhshëm janë të nevojshme për 279,000 vende të reja në industrinë e turizmit?
Kjo është një përgjegjësi e aktorëve të turizmit në Ballkan.

*Rektor, Universiteti Evropian për Turizmin

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›