'Sfida' me Heminguejn
Ngjarjet e romanit "Kallëzimi i një anijehumburi" e nisin jetën nga një reportazh (në fakt për shkollën amerikano-latine ai lloj rrëfimi quhet reportazh, por për ne s'është i tillë), ku tregohet jeta e mbrame e një të mbijetuari nga mbytja e ekuipazhit me tetë anëtarë bashkë me anijen e tyre luftarake kolumbiane. Historia është e vërtetë dhe bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1955, kohë kur u bë i ditur ky lajm. Dhe, pastaj vijon personazhi ynë: Luis Alejandro Velasco-s, i cili i mbijeton vdekjes për plot dhjetë ditë me radhë në ujërat e Karaibeve, arrin pas privacioneve pa fund duke mundur të dalë grahmafundas në bregun verior në Kolumbi. Historia e tij bëhet e bujshme dhe personazhi kthehet në hero kombëtar.
Libri (nisi si reportazh), vite më vonë u përfundua nga autori si roman, tashmë që pas Nobel-it po ngjitej pak e nga pak në famën e tij të madhe. Autori atëherë ishte një reporter i thjeshtë dhe kjo ishte një detyrë e rëndomtë, që iu caktua: ritregimi i rrëfimit të njeriut që ia doli. Kaluan vite, reportazhi u harrua, por Markezi e ktheu në roman vite më vonë, kur emri i tij ishte kthyer në pushtet në Republikën e Letrave.
Interesant është përzierje e zhanrit, por edhe mënyra sesi Markezi arriti që reportazhin e ngjiti me sukses drejt fikshënit duke na dhënë një vepër të jashtëzakonshme. Por, me një sy të lirë duket se libri e kalon dhe vetë kryeveprën e Heminguejt "Plaku dhe Deti". Kemi të njëjtën butafori natyrale, por ndërsa për Plakun filozofia është kapja e peshkut, për burrin e Markezit është mbijetesa, në një botë ujore ku ai është krejt i pafuqishëm. Në të dyja rastet përballë është deti, ku mund të abstragohet nga ana filozofike për të treguar pafuqinë e njerëzimit përpara fatit në një koncept metafizik dhe përballjen e tij me realitetin, në një vështrim të filozofisë materialiste.
Burri ia del në jetë. Por, ne themi se bashkë me të ia ka dalë dhe Gabriel Garcia Markezi, që historinë e nisi pa asnjë interes si një shkrim të thjeshtë (ai këmbëngul e thotë që është reportazh) dhe e përfundoi në një nga librat më të lexuar e më të këndshëm për njerëzimin. Këtu Markezin e ndoqi dhe një siklet i njëmendtë, kur anijehumburi (i vërtetë) do t'i kërkojë të drejtën e autorit e rrëfimit në gjyq, se libri i përkiste atij, duke harruar krejt se ishte ajo pena e Markezit që i dha frymë dhe formën e jetës në letërsi këtij shkrimi.
Në një përshkrim të rrallë, autori, e vazhdon me frymën e reportazhit, por narratori, në këtë rast s'është vetë personazhi, por është mëndja e Markezit që asistohet nga anijehumburi. Reportazhi këtu është i njëmendtë dhe vetë autori nuk ka frikë se mund të përflitet se nuk është i tillë. Markezi u njoh me historinë kur ishte gazetar i thjeshtë dhe interesant është elementi kohë, që ai e përcjell me shumë finesë.
"Problemi im i kryehershëm si gazetar-shpjegon shkrimtari në një letër drejtuar Camilo Gonzales Diaz-it, një lexues i tij, teksa flet pikërisht për këtë libër- ishte krejt i njëjtë me atë të shkrimtarit: më lipsej të zbuloja faqëza se cili nga zhanret më tërhiqte më tepër dhe arrita në përfundimin se ishte reportazhi, i cili më dukej më i natyrshmi dhe më i dobishmi domen i gazetarisë. Një reportazh jo vetëm që mund të arrijë të barazohet me jetën, porse mund edhe ta kapërcejë kryekëput atë. Mund të jetë fare mirë një tregim apo një roman, me të vetmin ndryshim-që shfaqet i shenjtë dhe i pakapërcyeshëm-se tregimi dhe romani janë krejtësisht të hapura ndaj përfytyrimit, ndërkohë që reportazhi lipset të mbartë të vërtetën deri në pikën e tij përmbyllëse".
Mu kjo e vërtetë do ta trandë autorin në besimin e tij, ngaqë personazhi i gjallë, i cili ka mbijetuar kërkon nga krijesa e Markezit që t'i njihet e drejta e autorësisë. Si për dreq e ka ushqyer vetë Markez, që e boton reportazhin si një libër më vete, dy vjet pasi ai të ketë marrë Nobelin, fakt që do e bëjë njeriun që është subjekt ta kërkojë më me forcë të drejtën e autorit. Vetëm në vitin 1998 merr fund përfundimisht gjyqi, ku Markezi përshkruhet dhe lihet si autori i vërtetë i romanit.
Por, ajo që s'duhet të harrojmë është se autori na tregon me mrekullinë e tij përshkruese një gjini që në këtë rast është kthyer në roman. Atë që kërkojnë ta bëjnë shumë shkrimtarë, ish-gazetari e realizon thjesht me një rrëfim, ku thelbi mbetet lufta e njerëzimit me vetminë që të përcjell drejt vdekjes. E përsërisim, të duket sikur është një rrëfim i bërë nga Heminguej...
Dhe, kudo është vetmia e tij. Ajo e kapërthen dhe asaj mundohet t'i shpëtojë. Subjekti sado i gjallë nuk shërben me asgjë përpos kësaj ndjenje që kërkon t'i shpëtojë. "Deri më sot nuk kam njohur asnjë njeri, që, në një mënyrë a tjetrën, t'i jetë shkapluar ndjenjës së vetmisë", shprehet ai në një bashkëbisedim me Vargas Llosën. "Mendimi im personal është se njeriu është krejt i vetmuar. Vetmia-kjo është e gjithë ajo që më intereson..vetmia-ja se cili është ajthi i vërtetë i njeriut"...Por, në këtë vetmi, është ajo që e frikëson njeriun dhe që e mban në ethe për të papriturën e frikshme që e pret përpara dhe që ka të bëjë patjetër me pafundësinë...Ndaj anijehumburi të jep shpresën se jeta mundet t'ia dalë dhe në këto kushte...ashtu si Markez ia del të përmbysë mitin e krijuar nga Heminguej me "Plakun dhe Detin"...
Në fund, fjalë shumë të mira për përkthyesin Shpëtim Doda dhe punën e tij të paepur me një gjuhë që mbase nuk e ka aq familjare, por që na e ka sjellë shumë qartë.
(MILOSAO/BalkanWeb)