E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfida ndaj Sllovenisë, Kosova zhvilloi seancë stërvitore në atmosferë pozitive

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/Sllovenia dhe Kosova ndeshen sonte në Lubjanë në orën 20:45.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e botërorit që mbahen vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Të përzgjedhurit e Franco Foda para takimit zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë.

Dardanët duhet të shënojnë fitore për të siguruar pozitën e dytë në grup që siguron play-offin për botërorin 2026.

Kosova renditet e dyta në grupin B kualifikues me 7 pikë, tri më pak se lideri Zvicra. Sllovenia ndërkaq renditet e treta me tri pikë nga katër ndeshje. E fundit në tabelë është Suedia me një pikë.

1 nga 5

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›