E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida te medha per ekonomine europiane

Ekonomia europiane dhe ajo botërore do të vijojnë të përballen me sfida të mëdha për një kohë të gjatë. Politika duhet të vijojë të zbatojë masat e akorduara dhe duhet t’i përmbush me përgjegjësi. Është ky apeli i guvernatorit të BQE Mario Draghi drejtuar qeverive. Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet besimi i investitorëve. Draghi ka afirmuar se e ardhmja e Eurozonës do të ketë rreziqe dhe për të përballuar krizën dhe shpresuar tek rimëkëmbja është thelbësore të lehtësohen kushtet e kredititmit. Është e rëndësishme rivitalizimi i kërkesës për kredi, riaktivizimi i furnizimit me likuiditet ka deklaruar Draghi. Për presidentin e bankës qëndrore europiane parashikohen reduktime të tensioneve në tregjet financiare por aktiviteti financiar mbetet i cbalancuar në pjesë të ndryshme të sistemit.

Numri një i eurotower e ka vënë theksin tek kriza greke. Ai ka vlerësuar progreset e dukshme dhe domethënëse të Greqisë në procesin e reformave por ka sugjeruar se greqia duhet të bëjë më shumë. Për të dhënë një vlerësim përfundimtar Draghi ka thënë se duhet të presim raportin e Trojkës.

Programi për blerjen e bonove sovrane nga ana e institutit të Frankfurtit ka thënë Draghi përbën një rrjet mbrojtëse për Eurozonën që është plotësisht efikas për shmangien e skenarëve shkatërrues. Por ka specifikuar se ky program nuk do të kompesojë mungesën e konsolidimit fiskal. Gjatë fjalës së tij në parlamentin europian Draghi ka theksuar nevojën e aktivizimit të mekanizmit unik të supervizionit bankar në BE. Është shumë i rëndësishëm ka thënë ai që të hyjë në fuqi sikurse është parashikuar në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›