Kryetarja e Kuvendit ne panelin Demokracia dhe Globalizmi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Forumin Botëror për Demokraci, ku lider europianë debatuan mbi sfidat e reja të ekonomisë, politikës, demokracisë në kohën e globalizmit. Jozefina Topalli, si përfaqësuese e Shqipërisë, e cila mban presidencësn e rradhës së KiE, ishte në panelin drejtues në sesionin me temë Demokracia dhe Globalizmi, sesion që u kryesua nga Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Në këtë sesion u ngritën pyetje e u diskutua mbi modelin e demokracisë, bazuar në zgjedhjen e lirë të përfaqësimit të popullit, model i cili po përballet gjithnjë e më shumë me realitete të reja. Gjithashtu u diskutua mbi një pjesëmarrje sa më e gjerë në jetën publike, si një një faktor pozitiv për t’u inkurajuar dhe mbështetur, si dhe mbi përshtatjen e institucioneve të përfaqësimit të demokracisë në një kohë sfidash të reja të globalizmit.