Sondazhet Romni kalon Obamen
Pasi doli fitues në debatin e parë presidencial me Barak Obamën, kandidati republikan Mit Romney kalon në epërsi pas shume kohësh. Në sondazhin e fundit të kryer nga “Peë research center” qendra e pavarur në Uashington konfirmon se Mit Romney ka tejkaluar Barak Obamën me 4%. Sipas rezultatit të sondazhit që zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit, republikani kryeson me 49% ndërsa Obama me 45%.
Një rezultat shqetësues për Obamën që deri gjysmën e shtatorit, po shijonte një avantazh prej 8 pikësh. Pikërisht muajin e kaluar, Obama kryesonte prej 9 pikësh.
Anketime të tjera post-debatit pritet të japin rezultatet e tyre, por për çdo rast, një tendencë avantazhi nga ana e Romney-t konfirmohet paraprakisht.
Me besim më të madh në vetvete pas triumfit në përballjen televizive, kandidati republikan deklaroi një ditë më parë se po i fitoi zgjedhjet e nëntorit, do të jetë një president i fortë në arenën ndërkombëtare. Romney përdori një fjalim në Institutin Ushtarak të Virxhinias për të akuzuar rivalin e tij demokrat presidentin Barack Obama se ka treguar dobësi në drejtim të politikës së jashtme.
Pas kritikave, Obama kaloi në pozita mbrojtëse, duke thëne se ai dhe guvernatori Romney ndajnë pikëpamje të ndryshme.