Sfidat e Papës kopt mes dialogut me të rinjtë dhe vëllezërit myslimanë
Ka qenë një fëmijë i vogël i zgjedhur mes disa moshatarëve të tij dhe pikërisht kjo dorë ka zgjedhur një prej tre biletave ku ishin shkruar emrat e kandidatëve për Papë. Kështu ka ndodhur në katedralen e Kajros për të zgjedhur pasuesin e Shenouda III, që për 40 vjet rresht ishte Papa i Egjiptit, Papa i Koptëve ortodoksë egjiptianë i cili kishte vdekur në 17 mars të këtij vitit, në moshën 88 - vjeçare. Papa i zgjedhur “Papa i Aleksandrisë dhe patriark i besimit të shën Markos dhe i të gjithë Afrikës” quhet Anba Tavadros, 60 – vjeç aktualisht arqipeshkv i Baheiras, i diplomuar në farmaci me një fytyrë serioze dhe vështrim të thellë. Ndërsa dy kandidatët e tjerë ishin Anba Raphael, 54 –vjeç dhe Abouna Rafael Ava Mina, 70 vjeç. Ky është Papa i 118-të i Kishës kopte e cila përmbledh rreth 10%, të popullsisë egjiptiane. Të parët që janë deklaruar me optimizëm për zgjedhjen e Papës kanë qenë Vëllezërit Myslimanë: “Jemi të gëzuar me gjithë zemër për këtë zgjedhje. Ai do të dijë të punojë për të mirën e Egjiptit dhe të gjithë popujve”. Në fakt mediat egjiptiane e kanë përshkruar këtë figurë (me mjekër të bardhë) si një kandidat që jep shumë optimizëm për vetë situatën që po kalon Egjipti. Dialogon me të rinjtë dhe me këto cilësi do të jetë i dobishëm për Egjiptin që ka probleme me fondamentalistët islamikë. “Tavadros është shumë i dashur dhe i respektuar. Ai shpreson shumë tek dialogu” – ka komentuar imzot Barnaga El Soriani, i dioqezës Kopte ortodokse të Romës. Por edhe përgëzimet e Vëllezërve Myslimanë kanë një vlerë të veçantë sepse qeveria egjiptiane është e kontrolluar pikërisht nga ata. Në të njëjtën kohë, Egjipti po kalon një periudhë të vështirë sidomos kundra të krishterëve koptë. Sipas jezuitit, Samir Khalil Samir, klima është gjithmonë e nxehtë dhe sipas tij policia përballë akteve të dhunshme “dërgon gjithmonë në burg të krishterët, në vend që të arrestojë agresorët. Dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse përhap tension në të gjithë vendin”. Pastaj ka edhe një problem tjetër sipas koptëve sepse Vëllezërit Myslimanë kërkojnë të ndërfusin Shari – në, ligjin e Kuranit në thelb të ligjeve themelore të shtetit egjiptian. Pikërisht në këtë situatë edhe kontributi i Papës së porsazgjedhur duhet të jetë i madh. Duhet një përballje me presidentin egjiptian por edhe me partitë politike dhe qeverinë për të dalë nga rreziku dhe për të ndaluar fujten e ligjeve fetare. I sapozgjedhuri do të ulet në fron më 18 nëntor të këtij viti, me titullin e Papës së Aleksandrisë, dhe të gjitha Afrikave dhe të selisë së shenjtë të shën Markos. Partia e Vëllezërve muslimanë, Drejtësi dhe Liri, dhe udhëheqësi i Vëllazërisë, Mohamed Badie kanë dërguar këtë mesash për Tavadros. Partia është optimiste për një “bashkëpunim pozitiv me patriarkun e ri, i cili konsiderohet si një udhëheqës shpirtëror i vëllëzërve koptë në përhapjen e vlerave dhe drejtësisë dhe të barazisë”. Por ndërkaq në Kenia, rreth 140 kilometra larg kufirit të Somalisë ka ndodhur një atentat pikërisht në një kishë. Në kishën e Garisës ka ndodhur një atentat në të cilin ka një të vdekur dhe 15 të plagosur. Ka qenë një granatë që është lëshuar brenda kishës. Në fakt që prej korrikut të këtij viti kanë qenë 20 viktimat në Garisë. Viktima e fundit është një agjent i policisë administrative. Granata është hedhur brenda vendit të kultit nga disa njerëz me kapuçë të cilët më pas ja kanë dalë të ikin edhe pse shumë prej rojave kanë qëlluar drejt tyre. Ndoshta numri i viktimave mund të jetë më i madh sepse disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe në kushte tejet të vështira për jetën. Sipas gjasave pas atentatit mund të jenë Shabaab të cilit një javë më parë kishin vrarë një punojës policie dhe kishin plagosur një tjetër, në dy atentate të ndryshëm. Shumë qytete të Kenias por edhe në kryeqytet ka patur atentate gjithmonë me granata. E gjitha ka nisur sepse që prej tetorit të vitit 2011, ushtria keniane ka nisur një sulm në jug të Somalisë kundër grupit islamik Shabaab. Vëtëm dy muaj më parë në një lagje të kryeqytetit kanë gjetur vdekjen dy fëmijë pas shpërthimit të një bombe brenda kishës ku po bëhej mesha e të dielës. Ndërsa në qershor dy kisha të Garisës janë sulmuar me granata për një bilanc komplesiv prej 18 viktimash.