Sfidat e rajonit për integrimin në BE, Bajram Begaj viziton sot Maqedoninë e Veriut

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të vizitojë sot Maqedoninë e Veriut ku do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, i cili këtë vit do të organizohet në Shkup.
Në këtë samit do të miratohet një deklaratë e përbashkët e liderëve të rajonit ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, “veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.”
“Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Gjithashtu, përgjatë dy ditëve presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare.
/rtsh.al/