Berluskoni: Ata nuk do të arrijnë të më vrasin as këtë herë
“Ata nuk do të arrijnë të më vrasin as këtë herë. Unë nuk do të heqë dorë. Tani për tani nuk do të ketë sulme kundër qeverisë”, këto ishin fjalët e para të Berluskonit një ditë pas vendimit të Gjykatës Italiane e cila e dënoi atë me burg.
Pallati Grazioli, gjysmë ore pas aktvendimit
Silvio Berluskoni është në studimin e tij, me avokatët dhe fëmijët. Të gjithë arrijnë në dhomën e ndenjes: ministra, kolonelë, të gjithë tregojnë frikë në sytë e tyre: “Çfarë do të ndodhë tani?. “President, i thonë ministrat, vendosni ju. Ne jemi të gatshëm për të dhënë dorëheqjen.” Humbje, konfuzion. Në orët më të vështira, është gjithmonë ai që do të marrë stafetën. Alfano shmang emisionin e famshëm Porta a Porta. Santanchè anulon konferencën për shtyp. Deklaratat janë me pikatore, vihet re trishtim dhe zemërim. “Ata kanë bërë diçka prej kriminelësh. Ky nuk është një vend i lirë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë, më shumë se më parë.” thotë Berlusconi. Kjo është çfarë do të thotë në mesazhin video. E thotë me zemërim, vendosmëri, madje edhe me krenari, “Në jetën time unë kurrë nuk kam hequr dorë. Kjo është se si më kanë mësuar prindërit e mi dhe kështu unë kam mësuar edhe fëmijët e mi”, shprehet Berluskoni. Tani për tani, thotë ai, qeveria nuk është në pyetje: “Qetësi, nuk ka luftë kundër saj”. Të paktën për momentin nuk do të ketë. Berluskoni shikon drejt Santanchè, bashkëpunëtorja e cila donte të organizonte demonstrta dhe që Coppi e ndaloi. Daniela, thotë para të gjithëve, keni pasur të drejtë. Një frazë që për të gjithë do të thotë shumë. Kjo do të thotë se tani për tani qeveria nuk është në pyetje, por se në këtë pikë loja ka ndryshuar. Ky është mesazhi, stili i viteve 94, dhe me tone elektorale, ku e majta cilësohet si “komuniste”, prokurorët si të “papërgjegjshëm”, dhe mbrojtja e “lirisë” dhe partisë Forza Italia del në plan të parë. Dhe asnjë fjalë mbi qeverinë. Asnjë. Sepse, në këtë pikë, për ta thënë me llafet e një bashkëpunëtori të ngushtë të Berlusconit, i pranishëm në Pallatin Grazioli “Berluskonit tashmë nuk i intereson gjë”. Do të humbë titullin e senatorit, do të skualifikohet nga detyrat shtetërore, do të behët i pakandidueshëm, dhe pikërisht për këtë, paradoksalisht, politikisht Berluskoni është më i lirë. Kjo ndoshta do të jetë edhe pika e rigjallërimit të partisë së tij. Tashmë i vetëdijshëm që prokurorët do i turren, në të gjitha procedimet e tjera, Berluskoni e ka fare mirë të qartë se “nuk ka çfarë të humbë tani që ata i morën lirinë?”, thotë një eksponent i lartë i Pilit të Lirisë. Kjo është edhe skema. Ringjallja e bazuar mbi persekutimin e madh e cila do të rindërtojë bazën e elektoratit të humbur. Mobilizimi masiv ka filluar. Në të vërtetë, ai rifilloi, sepse beteja jonë, thotë Berluskoni në mesazhin video, vazhdon.