“Sfidë e madhe përpara”/ Hygerta Sako: Igli Tare dallon për aftësitë organizative

Hygerta Sako, moderatore sportive në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon foli për emërimin historik të Igli Tares, si drejtor sportiv i AC Milan.
Sako tha se Igli është dalluar për aftësitë e tij organizative. Sipas saj, “më në fund kuptuan se Igli ka bërë gjënë e duhur”.
“Igli është dalluar për aftësitë e tij organizative. Kishte dhe sy të mirë për të njohur talentet. Alegri nuk është një trajner që merret për 2 ditë, por lëvizja e Iglit ka bërë që Alegri të vijë te Milani. Milani ka shumë rryma në ekip. Më në fund kuptuan se Igli ka bërë gjënë e duhur.”
Është arritje që një futbollist shqiptar bëhet figurë drejtuese te Milani dhe, sipas Sakos, “kjo detyrë është një sfidë e madhe përpara”.
“Igli ka marrë një sfidë të madhe përpara. Milani është Milani ndaj për Iglin është një sfidë shumë e madhe. Kanë bonusin të marrin lojtërë të spikatur dhe për tu rritur. Milani në këtë sezon dështoi, ndaj nëse do të ndodhë një sukses është meritë e Igli Tares. Nëse ke zotësi dhe talent mund t’ja dalësh dhe Igli është një shembull shumë i mirë.”
/rtsh.al/