E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfideohet Rama/ Meta: Unë student i dhjetorit ’90 ti nipi i Spiro Kolekës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vijuar edhe dje që të sfidojë dy drejtuesit e partive të mëdha Sali Berisha dhe Edi Rama me pretendimin se në vitin e ardhshëm ai do të udhëheqë koalicionin fitues të procesit. Gjatë konferencës së Gruas për Integrim për Tiranën, Meta akuzoi krerët e PD dhe PS për përpjekjen sipas tij tërësisht antidemokratike dhe antikombëtare të tyre “për të mbyllur çdo rreze shprese, perspektive dhe demokratike në këtë vend”. “Kjo është një fitore, e cila do të ketë në radhë të parë emrin tuaj, emrin e vajzave, të grave dhe të nënave të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Do të ketë emrin tuaj, sepse nuk është një betejë vetëm për ne dhe nuk është një betejë vetëm për sot, është një betejë me afat për fëmijët tanë dhe të gjithë shqiptarëve. E ardhmja e tyre do të jetë në vendin e tyre, në këtë vend, ku si askund tjetër kemi diell me shumicë, por ku dy të marrë, tashmë ortak në biznese me njëri-tjetrin, kërkojnë të errësojnë çdo perspektivë dhe çdo synim dhe çdo hapësirë lirie, demokracie dhe mundësie për zhvillimin e vendit dhe çdo shqiptari në mënyrë të lirë, bazuar në talentin e tij, por edhe në sigurinë që ofron një shtet demokratik për të gjithë. I vetmi nen pozitiv, në projekt-kodin e ri, që ne e kemi mbështetur që në fillim, ka qenë dhe mbetet përfaqësimi prej 30 për qind i vajzave dhe grave në listat e deputetëve”, deklaroi Meta. Më pas kreu i LSI-së ka shtuar dozat e sulmeve ndaj rivalit të tij, kryesocialistit ët PS-së. “Ta harrojë Edi Rama që do të mund t’ua marri shqiptarëve këtë të drejtë pas 18 vitesh. Duhet ta harrojë, nipi i shokut Spiro Koleka, pinjolli i Byrosë Politike, të dhunojnë shqiptarët pas 18 vitesh”, u shpreh Meta. “Ndaj po i them për herë të fundit nipit të shokut Spiro se Ilir Meta mbetet student i dhjetorit dhe me Ilir Metën do të jetë e gjithë Shqipëria. Sepse Ilir Meta kur doli në dhjetor, nuk doli për t’u bërë deputet dhe kryeministër, ndaj Ilir Meta ka dalë dhe do të dalë në këtë betejë, jo për t’u bërë kryeministër, por për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve dhe për të penguar diktaturën dhe njerëzit e kapur nga karteli i krimit”, deklaroi Ilir Meta. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›