ShBA pranon ofertën e Iranit për bisedime më të zgjeruara
"Ne do të kërkojmë një takim më të hershëm për të tesuar vullnetin e Iranit për t'u angazhuar", u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Crowley.
Shefi i politikës së jashtme evropiane, Javier Solana nxori një deklaratë në Bruksel ku thuhet se ai po kërkonte një takim urgjent me kryenegociatorin bërthamor iranian, Saeed Jalili, në përpjekje për të zgjidhur shqetësimet e Perëndimit lidhur me programin bërthamor iranian.
Departamenti amerikan i Shtetit e bëri të qartë se Solana donte të rregullonte një takim mes Iranit dhe zyrtarëve më të lartë nga gjashtë fuqitë e mëdha, që është kërkuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me Teheranin.
Fuqitë e mëdha që përfshijnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britani, Kinë, Francë, Rusi dhe SHBA si dhe Gjermaninë i ofruan Iranit mbështetje diplomatike dhe tregtare në 2006 si shkëmbim për ndalimin e pasurimit të uraniumit.