E Diel, 1 Nëntor 2026

Shabani takon ambasadoren e Kanadasë: Forcim i institucioneve të pavarura në Shqipëri

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani priti sot ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jorezidente), Elissa Golberg.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit ndanë vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e institucioneve të pavarura në Shqipëri.

Shabani e njohu ambasadoren Golberg me prioritetet aktuale të institucionit të Avokatit të Popullit, duke vënë theksin te mbrojtja e të drejtave të njeriut, rritja e transparencës publike dhe llogaridhënia institucionale.

Nga ana e saj, ambasadorja Golberg vlerësoi vizionin e Avokatit të ri të Popullit dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur realizimin e platformës së Shabanit.

Palët shprehën vullnetin e plotë për të thelluar komunikimin dhe për të eksploruar projekte të përbashkëta në interes të forcimit të standardeve demokratike.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›