E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira hap Botërorin me himnin Waka Waka

Afrika e Jugut 2010 Ceremonia e hapjes është ndarë në dy pjesë, mbrëmë dhe sot

Ceremonia e hapjes së Botërorit 2010 u nda në dy pjesë në Johanesburg: Dje, Shakira, “Black Eyed Peas” dhe artistë lokalë mbajtën një koncert në Soueto. Koncerti i parë, i transmetuar në të gjithë botën, duke filluar që nga ora 20:00 e mbrëmjes, u mbajt në stadiumin e Orlandos, në zemër të qytezës Soueto. Biletat kushtonin nga 450 deri në 1.400 rand (47-145 euro). Ylli kolumbian Shakira këndoi himnin Kupës së Botës “Waka Waka” (është momenti i Afrikës) me grupin pop afrikanojugor “Freshlyground”. Në skenë u ngjitën kolumbiani Huanes, amerikanët Alisia Keys e Xhon Lexhend, së bashku me ta edhe afrikane si Angjelike Kidjo, nga Benin, Amadou e Mariam nga Mali e Soueto Gospel Choir. Për t’i prezantuar ata në skenë u ngjitën shumë emra të njohur të futbollit Sindikatat e grupeve afrikane e kishin kritikuar koncertin, duke e përkufizuar “jo mjaftueshmërisht afrikan” dhe duke bërë apel për bojkotim. Akuza ishte refuzuar nga qeveria, e cila kishte garantuar mbështetjen për aktivitetin. Ndërkaq, sot, Nelson Mandela do të jetë në stadiumin “Soccer City” para takimit Afrika e Jugut-Meksikë, ku është parashikuar dhe një spektakël rreth një orë, programin e të cilit FIFA e ka mbajtur sekret. Të vetmet informacione që kanë rrjedhur deri tani i përkasin prezencës së 2000 artistëve dhe ajo e muzikantit Lebo M, i lindur në Soueto e producent i komedisë muzikore të suksesshme “Mbreti Luan”. Pas shumë javësh paqartësi, të mërkurën, familja e Nelson Mandelës konfirmoi prezencën e njeriut që fitoi çmimin “Nobel” për paqen në “Soccer City”, por duke saktësuar se ish-presidenti do të qëndrojë për 15 minuta në stadium, para se të kthehet të ndjekë takimin në televizion.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›