Motta dyshon tek Rafael Benitezi

Mesfushori i Interit, Thiago Motta, nuk është i bindur se ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Hose Mourinjon e larguar.
"Te Interi, Rafa do të gjejë një ekip të mirë që po e pret atë, një ekip që është gati të ripërsërisë fitoret e vitit të kaluar".
"Nuk e di nëse për momentin ai është zgjedhja më e mirë për Interin. Ai natyrisht është trajner i madh që e ka treguar veten te Valencia dhe Liverpooli, ku luftoi për qëllimet e tij", tha Motta për Sky Sport Italia.
Benitez nënshkroi të enjten një kontratë dyvjeçare, ndërsa mediave pritet t'u prezantohet të martën.