Shala zverdhet në barazim

Dundee, 30 gusht - Sulmuesi kosovar Andis Shala luajti nga minuta e 78-të për Dundee Unitedin që barazoi 1:1 si mysafir me Heartsin. Ndeshja e luajtur të dielën i takonte javës së tretë të kampionatit skocez. Shala në minutën e 90-të u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të lojës me dorë. Për Shalën kjo ishte paraqitja e parë këtë edicion. Dundee është i parafundit (11) me vetëm dy pikë.