Shalsi: Akuzat ndaj Bashkisë të provohen në gjykatë
Bashkia e Tiranës do të padisë një grup deputetësh për akuzat e bëra ndaj saj, sot në seancën e Kuvendit.
Nënkryetari i bashkisë, Eduard Shalsi ka deklaruar se deputetet duhet të provojnë në gjykatë akuzat e tyre për lejet e ndërtimit.
TIRANE- Bashkia e Tiranës do të padisë një grup deputetësh për akuzat e bëra ndaj saj, sot në seancën e Kuvendit. Nënkryetari i bashkisë, Eduard Shalsi ka deklaruar se deputetet duhet të provojnë në gjykatë akuzat e tyre për lejet e ndërtimit.
“Kemi vendosur të hapin gjyq me Cekën, Palokën dhe në vijim me cilindo shpifarak tjetër profesionist, i cili ndot mjedisin e debatit publik për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur nga dështimet dhe nga korrupsioni. Rradha 30-40 lejeve të Delijorgjit, që këta prodhues dhe tregtarë gënjështrash bëjnë, duhet provuar në gjykatë” u shpreh Shalsi.
Duke i kërkuar kreut të qeverisë të thotë tu vërtëtën familjarëve të viktimave të Gërdecit, për lidhjet e tij me tragjedinë, Shalsi theksoi se Berisha merret me lejet e Bashkisë për të fshehur dorën e atij që ndërtoi fabrikën e vdekjes.
“Ndërkohë, Sali Berisha le të dali dhe tju thotë të vërtetën familjarët të viktimave mbi fabrikën e Gërdecit dhe mbi lidhjet e tij me këtë fabrikë dhe të mos kujtojë se duke u marrë me lejet e Bashkisë së Tiranës do të mund të fshehë dorën e atij që ndërtoi Gërdecin, dhe që hodhi në erë ata njerëz të pafajshëm” deklaroi nënkryetari i Bashkisë. (e.n/BalkanWeb)