E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pashkët" rikthehen emigrantët, fluks në Kapshticë

Rikthehen radhët e gjata në pikën doganore të Kapshticës. Radha ka arritur në 2 km. Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa ajo greke vetëm me 3. Gjatë 24 orëve, në pikën doganore të Kapshticës kanë kaluar rreth 12 mijë emigrantë. 

KORÇE- Rikthehen sërish radhët e gjata në pikën doganore të Kapshticës. Kështu radha e emigrantëve të cilët presin të kalojnë këtë pikë doganore ka arritur në 2 kilometra. Shkak i kthimit të emigrantëve në atdhe është bërë festa e Pashkevë Ortodokse, të cilët emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fshijnë, Greqi, kanë vendosur ti kalojnë në Shqipëri pranë të afërmeve të tyre.
Burimet doganore bëjnë të ditur se pika kufitare e shqiptare po punon me 5 sportele për përballimin e fluksit dhe shmangien e krijimit të radhëve të gjata, ndërsa pala greke po punon vetëm me 3 sportele.
Gjatë 24 orëve në pikën doganore të Kapshticës e kanë kaluar kufirin rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë. 
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›