Presidenti Topi vizitë zyrtare në Itali

Kreu i shtetit Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, do të zhvillojë nesër një vizitë pune në Itali.
Presidenti Topi do të pritet nga drejtuesit më të lartë të Universitetit të Bolonjës dhe do të takohet edhe me studentë shqiptarë që studiojnë atje.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti do të mbajë një ligjëratë në auditorin “Aula Manja” të Universitetit të Bolonjës, lidhur me sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.