Shalsi: Berisha ka frikë nga transparenca e kutive dhe ekonomisë

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi në një konferencë për shtyp deklaroi se kryeministri Berisha frikësohet nga transpareca e zgjedhjeve dhe nga transparenca e ekonomisë. "Berisha ka frikë nga transparenca pasi ajo do provonte atë që opozita ka kohë që e thotë, se zgjedhjet s'ishin të lira dhe të ndershme", tha Shalsi.
Zoti Shalsi theksoi se kreu i qeverisë druhet të bëjë publike edhe situatën ekonomike në vend pasi sipas tij, gjendja e ekonomisë shqiptare është e frikshme. "Nuk dihet se ku po i katandis ekonominë shqiptare për herë të dytë në karrierën e tij Berisha", tha Shalsi.
Sipas deputetit, financat publike janë në pikën e hallit. Ndër të tjera Shalsi pohoi se Berisha po kërkon borxh të brendshëm pasi ekonomia është në fund.