Vizat,Berisha:Masa për të plotësuar kushtet

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh sot se duhet të plotësohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, duke përmendur këtu veçanërisht çështjen e të rikthyerve.
Kreu i qeverisë u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për vizat, se kërkesa për azil politik pas vizave është plotësisht e gabuar, ndaj ka bërë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim.
"Një çështje themelore që duhet të marrë përgjigjen më të mirë nga ne është problemi i të rikthyerve. Kjo çështje duhet ta pranojmë ka një specifikë shqiptare. Qytetarë shqiptarë nga Maqedonia dhe Serbia kërkuan azil politik, gjë që ishte e gabuar", u shpreh Berisha, duke kërkuar nga autoritetet që të bëhen studime serioze në këtë drejtim.
Më tej, ai u shpreh se qeveria do të japë fonde të veçanta dhe nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse do të ketë probleme, këto fonde do të shtohen.