E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha mos guxo te prekesh SHISH-in

Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, deklaroi dje se partia qe ai perfaqeson nuk do te lejoje qe SHISH te merret "peng". Permes nje komunikimi me mediat, zyrtari socialist deklaroi se "Sali Berisha ka hedhur ne treg, produktin me te rrezikshem te politikes se tij te vjeter, te ashtuquajturin projekt per reformimin e sherbimit sekret shqiptar qe s'eshte gje tjeter vecse deformimi nga e para i nje sherbimi fatmiresisht te depolitizuar vite me pare". "I bejme apel zoterise qe sundon Shqiperine me vota te grabitura qe te terhiqet publikisht nga plani i tij ogurzi per asgjesimin e pavaresise se sherbimit sekret. Ndryshe bashke me kutite ky do te behet, nje kusht me shume per kthimin e opozites ne Parlament dhe nje arsye me shume per protestat tona, ne rast se dialogu nuk jep rezultat", deklaroi Shalsi. Ai akuzoi se Sali Berisha kerkon te rimarre kontrollin e sherbimit sekret per te rifilluar perndjekjen e opozites duke renduar kesisoj edhe me shume problematiken e lirive e te drejtave te njeriut. Per te, Berishes i duhet tani nje sherbim sekret per te mos lejuar qe opozitaret e ketij regjimi arrogant dhe injorant, te nxjerrin ne drite te zezat e keqqeverisjes e te babezise se familjes ne pushtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›