Investitoret ceke, investime ne energji dhe infrastrukture
Kryeministri Berisha prite dje perfaqesues te grupeve ceke "POWEREX", "TESLA" dhe "REXIM", te kryesuar nga drejtori Ekzekutiv, Ryvola. Grupi i paraqiti kryeministrit propozime per projekte ne fushat e infrastruktures, energjise se rinovueshme, ne depozita gazi, impiante te trajtimit te ujerave te zeza, projekte ambientale ne lidhje me perpunimin e mbetjeve urbane. Projektet idete shoqeroheshin me skemen financiare, qe konsistonte nga sektori privat, fonde financiare dhe nga Banka Ceke e Eksportit. Perfaqesuesit e grupeve ceke thane se performanca ekonomike e Shqiperise ne keto vitet e fundit edhe pse kohe krize boterore, mundesite investuese qe ofron vendi, klima shume terheqese e investimeve bene Bordin e Grupit te tyre te mendoje per te shtrire investimet edhe ne Shqiperi. Ata thane se grupi "REXIM" ka histori te suksesshme bashkepunimi me biznesin dhe qeverine shqiptare ne fushen inxhinierike, per prodhim energjie, ne fushen e mbrojtjes per pajisje te ndryshme. Kryeministri Berisha iu beri nje permbledhje te mundesive investuese ne fushat me interes per ta. Ai theksoi se edhe ne programin e qeverise se tij jane shume te rendesishme forcimi i investimeve te huaja direkt dhe ne bashkepunim me investitoret vendas ne fushat e mesiperme. Kryeministri Berisha i garantoi per mbeshtetjen e qeverise se tij dhe strukturave te saj, duke ofruar lehtesira dhe incentiva, sidomos ne fushen e prodhimit te energjise se rinovueshme si nga dielli, era dhe biomasa.