E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Berisha te jape llogari

E diel 23 Shtator 2012 1452 EDUARD SHALSI Pasi per dite me radhe Partia Socialiste ka denoncuar skandalin e abuzimeve me reklamat e qeverise deputeti Eduard Shalsi i ka kerkuar kryeministrit Sali Berisha te jape llogari publikisht per shperdorimin e parave te taksapaguesve shqiptare. Sipas tij ka ardhur koha qe lideri i mazhorances te sqaroje pse iu ka dhuruar miliona dollare mediave te kontrolluara prej tij. Duke iu referuar edhe deklarates publike te Ministrise se Transporteve Shalsi theksoi se kjo Ministri nuk mohoi asnje prej akuzave dhe ministri Sokol Olldashi duhet te dale para drejtesise pasi i ka dhene 500 mije dollare organit zyrtar te PD-se. PS ka bere publike dokumente se si Ministria e Mbrojtjes ajo e Brendshme e Integrimit e Transporteve apo e Punes i kane dhene miliona dollare mediave prane qeverise permes reklamave te fituara serish nga te njejtet persona. Ne emer te kryeministrit ka reaguar zedhenesja e cila nuk ka dhene asnje sqarim per shumat e medha te shpenzuara gjate ketyre viteve per reklama por eshte mjaftuar te deklaroje se qeveria eshte kufizuar ne mediat kombetare per te ulur shpenzimet per reklama.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›