Lulzim Basha fytyra e mashtrimit
E hene 24 Shtator 2012 1140
Aleanca Kuqezi Aleanca Kuqezi ka zgjedhur ambientet para Bashkise se Tiranes per te denoncuar mosmbajtjen e premtimeve nga ana e Lulzim Bashes.
Sipas aktivisteve te kesaj force politike 425 dite pas marrjes se detyres si kreu i Bashkise se kryeqytetit Basha nuk ka arritur te mbaj asnje nga premtimet e tij. Linja e tramit ka qene nje nga premtimet e Bashes i cila u prezantua me shume buje gjate fushates por pas me shume se nje viti ky projekt nuk eshte konkretizuar. Aleanca Kuqezi i ka bere thirrje kryebashkiakut Basha qe te nise te punoje per Tiranen dhe te mos mjaftohet vetem me fushaten e bicikletave. Kjo force politike ka premtuar se ne ditet ne vijim do te beje publike te tjera premtime te pambajtura te Bashes.
Komente
Facebook