Shalsi: Do ta mbrojmë parkun te 21 dhjetori me trupat tanë

Tiranë, 23 korrik, NOA Lista e privatizimeve të objekteve shtetërore është kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës. Së fundi në debatin mes dy forcave ka hyrë dhe pushteti vendor duke denoncuar privatizimin e objekteve dhe trojeve ku ka projekte për komunitetin.
Sot Partia Socialiste kërkoi që qeveria të heq nga lista parkun në afërsi të 21 dhjetorit i cili njihet ndryshe si Fusha e Aviacionit.
Deputeti i PS-së Eduard Shalësi u shpreh se në këtë vend Bashkia po ndërton një projekt të madh dhe kjo pronë nuk mund të hyjnë në fondin e ushtrisë, siç është klasifikuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ekonomisë.
Shalësi u shpreh se PS-ja do e mbrojë edhe me trupat e saj mos kalimin e kësaj prone në favor të qeverisë.
Apeli ynë sot është tërhiqeni këtë park nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve që i janë dhënë për ekzekutim Dritan Priftit nga Arben Imami për llogari të Sali Berishës. Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anullimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë çdo njeri që do të hedhë firmën, tha ai.
Deputeti i PS-së akuzoi ministrat Lulzim Basha, Dritan Prifti dhe Arben Imami për tjetërsimin e pronave publike. Kjo që po ndodh këtu, në këtë pjesë të kryeqytetit që njihet si Fusha e Aviacionit dhe ku Bashkia e Tiranës po ndërton parkun e dytë më të madh të kryeqytetit, është një grabitje tronditëse që shokon çdo njeri normal, u shpreh Shalësi.
Ai theksoi se kjo fushë është nxjerrë në shitje nga Imami dhe Prifti, si të ishte pronë e ushtrisë.
Ai theksoi se kjo është e papranueshme duke qenë se është pronë publike.
Kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po ther Shqipërinë, tha Shalësi.
Ai ka theksuar se pushteti vendo ka kërkuar hapësira për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve.
Kjo është fytyra e këtij pushteti altoparlantësh, që shajnë papushim prej vitesh bashkinë pse nuk ka më shumë lulishte, çerdhe e shkolla, po nga ana tjetër nuk lanë truall e gërmadhë çerdheje pa e gllabëruar përmes privatizimesh korruptive, u shpreh Shalësi.
Nisur nga vendimi i fundit, Shalësi the ase ky park i madh rrezikon të kthehet në pronë private e atyre që qeverisin Shqipërinë.
NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")