E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Shkurtimet në buxhet paralizojnë bujqësinë, e cila na mban me bukë

Tiranë, 24 Korrik, NOA Rishikimi i buxhetit 2010, nuk e zgjidh krizën ekonomike me të cilën po përballet vendi dhe qeveria ka qenë përsëri e papërgjegjshme, duke prerë fondet e investimet me gërshërë lart e poshtë, pa analizuar e realizuar impaktin që kanë këto ndryshime në buxhet.

Kjo ka qenë deklarata e radhës e mbërritur nga selia rozë përmes deputetes Mimi Kodheli mbi krizën ekonomike, duke pohuar se nga këto shkurtime në buxhet është prekur më shumë bujqësia, i cili është në fakt sektori që punëson më shumë njerëz në këtë vend.

Sipas statistikave zyrtare, ky sektor punëson 48 % të të punësuarve gjithsej, çka e bën sektor kyç për zhvillimin e vendit, por vetëm gjatë tremujorit të fundit të 2009, në bujqësi janë humbur më se 73.000 vende pune. Sipas INSTAT këta të punësuar janë zhdukur prej 6 muajsh, pohoi Kodheli.

Duke shtuar se bujqësia po goditet rëndë me një shkurtim i paimagjinueshëm i fondeve për zhvillimin e sektorit.

Nëse në shumicën e rasteve shpenzimet për sektorë janë ulur me 25%, për bujqësinë, fondet janë ulur me më shumë se gjysmën. Nga parashikimi origjinal i qeverisë, plani i investimeve në bujqësi ka mbetur veç 45% e tij, pas gërshërëve të Bodes e Berishës, tha Kodheli më tej lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa në lidhje me përmbytjet, Kodheli tha se pushteti i Berishës, pas rishikimit te buxhetit i shkurton fondet për pastrimin, riparimin e ngritjen e kanaleve e argjinaturave me 67 %.

67% më pak për të gjithë ato dhjetëra mijëra familje të cilat Berisha e Prifti i përmbytën e u shkatërruan shtëpitë, tokat e prodhimin e një viti. 67% më pak për të parandaluar përmbytjet e shqiptarëve, që pushteti Berisha të shpëtojë veten nga gropa ku e ka hedhur paaftësia, keq-menaxhimi i fondeve publike e korrupsioni, i cili sot po i zhyt shqiptarët më thellë, thjesht dhe vetëm për një grusht para më tepër, shtoi ajo.

Duke apeluar në fund se nëse vjeshtën që vjen zonat e Shkodrës, Lezhës dhe Korçës do të përmbyten sërish, ashtu siç është bërë tashmë zakon, fajin nuk do ta ketë as hëna, as deti dhe as reshjet, por papërgjegjshmëria e këtij pushteti që ka shkurtuar treçerekun e fondeve që do të parandalonin përmbytjet.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›