E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kartat" Vlorë, konfuzion në zyrat e postës

Qytetarët të cilët shkojnë për të marrë kuponin për të aplikuar më pas për kartën e identitetit, ankohen se nuk marrin informacionin e duhur nga punonjësit e postës, ndërsa shpesh hasin edhe në indiferencën e tyre. 

VLORE- Zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për uljen e tarifës për kartën e identitetit nga 1200 lëkë në 200 lëkë është shoqëruar me probleme dhe konfuzion në sportelet e postës në qytetin e Vlorës. Qytetarë të shumtë paraqiten cdo ditë në zyrat e postës për të marrë kuponin për kartën e identitetit por nuk marrin informacionin e duhur nga punonjësit e postës, ndërsa shpesh hasin edhe në indiferencën e tyre.
Vetë qytetarët shprehen se punonjësit e zyrave nuk i informojnë ata së cfarë rruge duhet të ndjekin, apo se kush kategori përfiton nga vendimi i Këshillit të ministrave. Ndërkohë shumë qytetarë vazhdojnë të blenë 1200 lekë kuponin për kartën e identitetit. Qytetarët shprehen se sorrollaten me ditë të tëra nga njëri sportel në tjetrin për të marrë kuponin e kartës së identitetit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›