E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Qeveria po gllabëron pronat e bashkisë së Tiranës

Bëhet fjalë për privatizojë “ish-kopshtin nr. 26” që ndodhet tek Njësia Bashkiake nr 1, pranë rrugës Ali Demi.

Deputeti Shalsi u shpreh se kjo pronë është pjesë e pronave të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave cenon autonominë vendore. Ai theksoi se qeveria përditë e më shumë po gllabëron troje publike.

“Shqiptarët kërkojnë të dinë se perse përditë kjo qeveri po gllabëron troje publike, ky komunitet ka të drejtë të dije se çfarë po ndodh me këtë pronë, ka të drejtë të informohet se përse kjo pronë, ish kopsht, do të privatizohet, banorët e kësaj zone kërkojnë të mësojnë se përse po u hiqet e drejta për të pasur edhe ata një kopsht në zonën e tyre”, u shpreh Shalsi.

Sipas tij, bashkia e Tiranës po priste që kjo pronë t’i kalonte asaj për të ndërtuar një kopsht modern.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›