Shalsi: Të hënën, PS protestë para Parlamentit
TIRANE - Ditën e hënë më 21 dhjetor, në orën 5 pasdite, përpara sallës së Parlamentit PS do të vijojë protestat. Deputeti Eduard Shalsi iu ka bere thirrje qytetareve të dalin në protestë për krizën demokratike në të cilën e ka zhytur vendin dhe institucionet kryesore të tij papërgjegjshmëria e Sali Berishës.
"Ejani të protestojmë kundër kokëfortësisë berishiane që kërkon t'i mohojë shqiptarëve të drejtën elementare të hapjes kutive", tha Shalsi.
Po keshtu moto e protestes eshte edhe kriza ekonomike, rritja e cmimit te energjise, etj.
Shalsi s'la pa sjelle edhe ne mendje regjimin e vizave. "Të protestojmë sepse ne ende vazhdojmë të vuajmë mungesën e lirisë për të lëvizur ndërkohë që fqinjët tanë festojnë heqjen e regjimit të vizave dhe duke filluar nga sot Maqedonasit, Malazezët, Serbët do të udhëtojnë lirisht në Europë", u shpreh ai.