E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Kongresi i PBDNJ-së, Dule: PD nxiti divergjencat brenda partisë

TIRANË - Është mbledhur sot Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i saj, Vangjel Dule, tha se në qendër të këtij kongresi janë dy elemente, zgjedhjet e 28 qershorit, situata paszgjedhore dhe sfidat e së ardhmes. Dule deklaroi se PBDNJ nuk arriti objektivat në zgjedhjet e 28 qershorit, duke shtuar se marrim përsipër përgjegjësitë.

Më tej, ai vijoi se "do shikojmë arsyet që na çuan në mosrealizimin e objektivave, por jo duke kërkuar justifikime", theksoi ai. Dule tha se nuk mund të vazhdonte bashkëpunimin me PD-në, sepse selia blu u përpoq të krijonte brenda PBDNJ-së struktura paralele.
"PBDNJ nuk mund të jetë në koalocion me parti që nuk kanë frymë evropiane, por armiqësore", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›