Shalsi Votimi i dyfishte i ligjit te pronave eshte antikushtetues
Partia Socialiste ne seancen e radhes ne Kuvend do te diskutoje jashte rendit te dites menyren antikushtetuese te votimit te dyfishte te ligjit per pronat i cili u miratua te enjten e kaluar. Per socialistet vete drafti ne teresi i hartuar nga maxhoranca bie ndesh me Kushtetuten i cili ka per qellim tu rrembeje qytetareve shqiptare pronen. Grupi Parlamentar i Partise Socialiste u mblodh dje ne mesdite per te diskutuar pikerisht per menyren se si u votua dhe se si u rrezua dekreti i Presidentit ne lidhje me pronat. Nenkryetari i Grupit te PS-se Eduard Shalsi pas mbledhjes komunikoi per mediat vendimin e grupit. Ne votimin e pare maxhoranca nuk mundi te siguronte shumicen e nevojshme per miratimin e tij duke qene se nga 71 vota te nevojshme per miratimin e tij votuan pro vetem 69 deputete. Nderkohe tre deputete votuan kunder dhe nje tjeter abstenoi. Ne votat kunder ishin edhe deputetet e PDU-se. Por qendrimi i tyre ndryshoi ne votimin e dyte te ligjit per pronat ne Parlament. Deputetet e kesaj force politike dhane voten e tyre pro ndryshimeve qe kerkohen ti behen ketij ligji aq shume te diskutuar mes maxhorances dhe opozites. Gjate procesit te votimit ishte deputeti Dashamir Tahiri i cili votoi pro ketij ligji nderkohe edhe deputeti tjeter i kesaj force dha voten pro. Ne baze te Rregullores se Parlamentit ne momentin kur kryeparlamentarja terheq nje projektligj apo dekret nga procesi i votimit mbledh Sekretariatin duke i shpjeguar atij arsyet e anulimit dhe arsyet e hedhjes per rivotim. Por nje gje e tille nuk ndodhi ne sallen e seances parlamentare te dites se enjte.
Deklarata
Partia Socialiste perpos vendimin te djeshem ka vendosur qe ligjin per pronat ta dergoje per ankimim ne Gjykaten Kushtetuese. Ne shprehim gjithe shqetesimin tone per kete dhunim te vazhdueshem qe po u behet procedurave parlamentare te cilat me kete akt shenuan nje kulm procedural dhunimin procedural te procedurave parlamentare - u shpreh Shalsi duke nenvizuar se kryeparlamentarja Topalli me kalimin e ligjit me votim te dyfishte ka shkelur Rregulloren e Kuvendit. Shprehim gjithe indinjaten tone per kete akt te pashembullt parlamentar. Spikerja e Parlamentit ka bere nje akt te patolerueshem nje akt te paprecedent nje akt te pafalshem. Sic u pa qarte dhe nga te pranishmit ne salle por edhe nga pasqyrimi mediatik maxhoranca nuk kishte numrat e mjaftueshem per ta miratuar kete ligj. Kerkojme qe maxhoranca ta kete te qarte qe ky nuk eshte vetem dhe thjesht nje vendim antikushtetues por eshte nje ngjarje e cila nuk do te lejohet dhe nuk mund te kalohet lehte nga opozita - tha Shalsi.
Votimi
Votimi i dyfishte ne rrezimin e dekretit te Presidentit te Republikes Bamir Topi eshte cilesuar nga Partia Socialiste si antikushtetues dhe ne kundershtim te plote me Rregulloren e Kuvendit. Partia Socialiste ka theksuar se mosplotesimi i numrit prej 71 deputetesh te kerkuar nga Kushtetuta le ne fuqi dekretin e Presidentit te Republikes qe do te thote se ndryshimet e ketij projektligji ne vetvete jane antikushtetuese te votuara per here te dyte brenda se njejtes seance edhe kjo ne menyre teresisht antikushtetuese nuk mund te kene asnje efekt ligjor. Ndersa kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci pas votimit te ligjit diten e enjte ka renditur nje sere nenesh duke filluar me ate 85 te Kushtetutes ku shkruhet se dekreti i Presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit. Vec ketij neni Ruci ka renditur edhe pika te tjera te Rregullores qe tregojne sipas tij shkeljen flagrante te kryetares se Kuvendit. Per socialistet rasti i djeshem eshte ne vazhden e shkeljeve kushtetuese te maxhorances aktuale. Ne emer te deputeteve Partise Socialiste Gramoz Ruci i kerkoi kryetares se Kuvendit te mos e zbardhe rezultatin e votimit i cili rrezoi dekretin e Presidentit. Ai e quajti votimin e se enjtes atentat kushtetues te parlamentarizmit.
Kushtetuta
Neni 85
1. Presidenti i Republikes ka te drejte ta ktheje ligjin per rishqyrtim vetem nje here.
2. Dekreti i Presidentit per rishqyrtimin e nje ligji e humbet fuqine kur kunder tij votojne shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit
Neni 61
Perseritja dhe shpallja e rezultatit te votimit
1. Cdo votim i kryer ne kundershtim me Kushtetuten ligjin ose Rregulloren e Kuvendit eshte i pavlefshem. Drejtuesi i seances pasi merr mendimin e Sekretariatit per procedurat dhe votimet urdheron anulimin e votimit dhe perseritjen menjehere te tij.
2. Rezultati i votimit ne seance plenare shpallet nga drejtuesi i seances duke perdorur togfjaleshin Miratohet nga Kuvendi ose Nuk miratohet nga Kuvendi.
21 Shtator 2010