E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Europian Shqiperia i ka permbushur kushtet per vizat



Komisioni Europian mendon se Shqiperia i ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave. Keshtu eshte shprehur komisionerja europiane per Ceshtjet e Brendshme Sesilia Malmstrom duke theksuar se tashme duhet te pritet vetem vendimi i Keshillit dhe Parlamentit Europian. Me tej komisionerja Malmstrom ka theksuar se edhe pse disa vende nuk jane ende te vendosura persa i perket qendrimit te tyre ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave vendimi do te merret nga Keshilli. Nderkohe lideret shqiptare shprehen optimiste se brenda vitit shqiptaret do te levizin pa viza ne hapesiren Shengen.
Komisioni ka bere nje vleresim me raportin e tij teknik. Ne e kemi perfunduar ate dhe ia kemi derguar Parlamentit dhe Keshillit. Per ne Shqiperia i permbush te gjitha kriteret. Shqiperia ka marre masat e nevojshme per ta merituar liberalizimin e vizave. Tani eshte radha e Keshillit te BE-se te marre nje vendim. Sigurisht ka vende te ndryshme te BE-se qe mund te kene ceshtje me Shqiperine dhe ne jemi duke i ndjekur keto ceshtje. Vendimin do ta marrim te gjithe se bashku por une nuk mund te them sot se ne cfare momenti do te diskutohet raporti per Shqiperine ne Keshillin e BE-se - tha Malstrom.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›