E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi akuzon qeverinë për shitjen e fushës së aviacionit

Deputeti, Eduart Shalsi, se këtë fushë kryeministri ka premtuar ta bëjë lulishte ndërkohë që tani ajo është nxjerrë në ankand. “Sigurisht, kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po therr Shqipërin”, u shpreh ai.

Kjo është fytyra e këtij pushteti altoparlantësh-vijoi Shlasi- për të shtuar se këta të babëzitur që vjedhin cdo gjë, shtojnë me këto krime të mirëfillta si privatizimi i kësaj fushe pasurinë e patundshme të familjes apo fryjnë thesin e parave të pista të korrupsionit me gjobat vënë për të transferuar pronat e publikut në dorën e klientëve të pushtetit të tyre.

“Apeli ynë sot është tërhiqeni këtë park nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve që i janë dhënë për ekzekutim Dritan Priftit nga Arben Imami për llogari të Sali Berishës. Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anullimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë cdo njeri që do të hedhë firmën”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›