E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Do zbatojmë strategjinë kombëtare për romët

Në një takim të organizuar me komunitetin romë në qytetin e Patosit në komat Derrmenas dhe Zharrëz, kreu i PDS-së Paskal Milo ka premtuar se e majta në pushtet do marrë masa serioze të cilët do zbatojnë në mënyrë korrekte strategjinë kombëtare për romët. 

PATOS- Kreu i partisë Socialdemokrate Paskal Milo, ka zhvilluar takime në qytetin e Patosit, në komunën Derrmenas me komunitetin romë dhe në komunën Zharrëz me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie.
Kreu i PDS-së Paskal Milo tha se -romët kanë nevojë për një politikë që të zbatojë në praktikë ato kërkesa që janë vënë në strategjinë kombëtare për romët. Në rast se këto kërkesa do mbeten në letër -tha Milo -atëherë nuk do të ketë progres në komunitetin e romëve. Milo, premtoi se e majta në pushtet do marrë masa serioze të cilët do zbatojnë në mënyrë korrekte strategjinë kombëtare për romët. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›