Shalsi:Berisha po drejton diplomacinë përmes letrave anonime
Partia Socialiste i është referuar sërish letrës së ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Philip Gordon drejtuar zëvendëskryeministrit Meta pas letrës që ky i fundit i kishte dërguar për tu ankuar për ambasadorin John Withers.
Në një deklaratë për shtyp deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka theksuar se është për të ardhur keq nivelin në të cilën ka rënë diplomacia shqiptare duke shtuar se kryeministri berisha po e drejton diplomacinë shqiptare përmes letrave anonime.
"Kjo ngjarje, që do të kishte përbërë një skandal në çdo shtet normal, mesa duket nuk është mjaftueshëm e rëndësishme për Sali Berishën, i cili vazhdon të injorojë kërkesat e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Madje, qeveria jonë shkon edhe më tej, duke mohuar egzistencën e ndonjë letre ankese nga pala shqiptare. Nëse qeveria shqiptare nuk është ankuar ndonjëherë zyrtarisht tek Departamenti i Shtetit Amerikan në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan, atëherë kujt i përgjigjet ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Gordon?" theksoi Shalsi.
Sipas tij mënyra se si Sali Berisha drejton diplomacinë, përmes letrave të tilla anonime, tregon për një mungesë të theksuar serioziteti, për papërgjegjshmëri, për një sharlatanizëm, që po dëmton rëndë aspiratat e shqiptarëve.
"Vetëm Sali Berisha nuk e kupton se kur një ambasador shprehet për një çështje, ai nuk shpreh mendimin e vet personal, por përfaqëson qëndrimin e shtetit të tij. Këtë gjë Sali Berisha nuk e kupton, ose nuk dëshiron ta kuptojë dhe duke ndjekur gjurmët e veta si sekretar i partisë komuniste, vazhdon të shkruaje edhe sot në 2010 letra anonime, njësoj si 30 vjet më parë" theksoi më tej Shalsi.