E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi:Bregu e Imami shpifin nga paniku

Partia Socialiste ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit Imami për planin rregullues të Tiranës dhe për deklaratat e ministres Bregu për shkollat e kryeqytetit.
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tha se Ministrja e Integrimit e Ministri i Mbrojtjes, shpifin pasi janë kapur mat e janë zënë në panik.
Sipas Shalsit, Ministri i Mbrojtjes është bërë pjesë e një prej aferave më të mëdha korruptive duke nxjerr në shitje qindra objekte e mijra katrore sipërfaqe toke, asete shtetërore, të cilat sigurisht do i përfitojnë me një çmim simbolik Argita dhe Shkëlzeni dhe ndonjë i afërm tjetër i familjes.
Më tej deputeti socialist theksoi se Majlinda Bregu e di shumë mirë se qeveria e saj mbetet sot e kësaj dite, pengesa e vetme për ndërtimin e shkollës në njësinë 9.
"Këto janë të vërtetat, që shqiptarët e thjesht i dinë mirë, por që sot duhet t'i dëgjojë fort edhe pushteti i Sali Berishës", përfundoi Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›