E Diel, 1 Nëntor 2026

Teliti: Skema për të nxjerrë nga qarkullimi pasaportat e vjetra

Pasaportat biometrike

Komisioni i Ligjeve ka marrë dje në shqyrtim projektligjin për pasaportat biometrike. Ligji për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit ka sjellë në Kuvend edhe drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Telitin, i cili ka dhënë detaje në lidhje me këtë projektligj. Sipas Telitit, karta e identitetit aplikohet dhe lëshohet në zyrat e gjendjes civile. “Për pasaportat u mendua që për çështje të sigurisë të ruhej tradita e shpërndarjes së tyre në polici.
Në momentin që paraqitet qytetari në sportel i kërkohet nëse ai e ka pasaportën e vjetër dhe ajo pritet fizikisht në mënyrë që qytetari mos e përdorë më pasi merr pasaportën e re”, u shpreh Teliti. Në Komisionin e djeshëm të çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut kaloi për shqyrtim edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për bashkëpunimin e informacionit atomik”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›