Itali, dy shqiptarë në pranga për drogë

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë nën akuzën e posedimit të drogës për qëllime trafikimi.
Në pranga kanë rënë E.B, 40 vjeç dhe G.A, 38 vjeç.
Shtetasit E.B iu sekuestrua 50 gramë kokainë , ndërsa 38 vjeçarit tjetër iu kap 45 gramë kokainë. Dy personave iu sekuestrua një sasi prej 5 mijë euro, që vinin nga aktiviteti kriminal.
Shqiptarët janë dërguar në burgun e Sant'Agostino në Savona.