Zgjedhjet vendore presidenti Topi dekreton daten 8 maj te vitit 2011
Ne kohen kur ende nuk eshte kryer permiresimi per Kodin Elektoral Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje daten 8 maj te vitit 2011 si daten e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi. Socialistet kane bere me dije se nuk do te marrin pjese ne reformen zgjedhore derisa te arrihet transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te vitit 2009. Nga ana tjeter Levizja socialiste per Integrim ka vijuar tu beje apel te gjitha partive politike sidomos Partise Socialiste per te kontribuuar ne ndryshimet e Kodit Elektoral. Keshtu njohja e dates se zgjedhjeve mund te kete ndikimin e saj ne tere aksionin politik te maxhorances dhe opozites ne perpjekjet e tyre per arritjen e nje konsensusi per daljen nga kriza nepermjet hetimit parlamentar te zgjedhjeve te shkuara.
Vendimi
Ne mbeshtetje te nenit 92 te Kushtetutes si dhe te nenit 10 te Kodi Zgjedhor dekretoj Zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore zhvillohen diten e diel me date 8 maj 2011 - thuhet ne njoftimin e Presidences. Deri me daten 8 maj te vitit 2011 jane plot 8 muaj kohe qe forcat politike te bien dakord per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit nepermjet ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar qe duhet te veproje per 3 muaj. Zgjedhjet e fundit vendore u mbajten ne shkurt te vitit 2007 pas negociatave te ashpra mes dy forcave kryesore politike PD dhe PS nen kujdesin e ish-presidentit te atehershem Alfred Moisiu. Ne situaten e pergjithshme shume nga bastionet e PS- se rane ne zgjedhjet e kaluara vendore si Gramshi Tepelena Delvina Patosi Permeti Kelcyra Saranda dhe Konispoli. Megjithate socialistet ruajten dominancen ne qytetet e medha si Tirana Durresi Gjirokastra Korca Vlora Elbasani Lezha.
Kodi zgjedhor
Partia Socialiste ka propozuar qe pas perfundimit te komisionit hetimor te pasqyrohen ndryshimet eventuale te Kodit Zgjedhor krahas permiresimeve qe duhen bere nen driten e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Persa i perket hetimit te zgjedhjeve Partia Socialiste qe nga data 28 korrik i ka paraqitur maxhorances tre propozime per zgjidhjen e krizes. Kreu i Grupit te socialisteve Gramoz Ruci eshte shprehur dite me pare se hetimi duhet te permbaje fletet e votimit ne te kundert kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli presidenti Bamir Topi apo Gjykata Kushtetuese ti drejtohen nje arbitri nderkombetar sic eshte Komisioni i Venecias. Ka kaluar me shume se nje vit nga zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Ne qe nga 28 korriku i kemi paraqitur maxhorances tre propozime. Se pari miratimin e nje rezolute nga ana e Parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Se dyti angazhimin tone per zgjidhjen e krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Se treti angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale - ka deklaruar Ruci. Ai theksoi se nuk duhet te kete ekzekutim te fleteve te votimit. Transparenca e zgjedhjeve do te behet se bashku me fletet e votimit. Perjashtojme ekzekutimin e fleteve ndaj propozojme te vazhdojme negociatat per fletet e votimit. Ne rast se maxhoranca kundershton kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet Komisionit te Venecias - u shpreh Ruci. Sipas Rucit PS-ja nuk do te deshironte te vazhdonte me tej me protesta pasi Cdo gje mund te zgjidhet ne saje te nje vullneti te mire politik.
Ne kuadrin e pergatitjes per zgjedhjet vendore kryetari i partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar dite me pare takime me deputetet qarqeve te ndryshme te vendit. Rama e ka perqendruar vemendjen e tij te kontaktet qe duhet te intensifikohen me bazen e partise dhe me elektoratin. Rama u ka kerkuar deputeteve qe te zbresin ne terren dhe te zhvillojne takime me organizatat dhe deget e ndryshme te partise me qellim qe te krijohet nje lidhje e forte per ti mbajtur ata ne gatishmeri per cdo sfide qofte per protestat e mundshme qofte per zgjedhjet e ardhshme lokale qe pritet te mbahen ne maj te 2011-s. Sipas Rames deputetet duhet te rakordohen edhe me drejtuesit e partise ne baze per te krijuar nje marredhenie te perhershme me komunitetin e zonave te tyre zgjedhore pse jo edhe me elektoratin per te degjuar shqetesimet e tyre. Por natyrisht edhe per te shpjeguar veprimet politike te PS-se. Nje porosi e Rames ka qene edhe per evidentimin gjate ketyre kontakteve te kandidateve te mundshem qe mund te perfaqesojne PS-ne ne keto zgjedhje. Sipas burimeve per gazeten pritet te futen ne filter kandidatet e mundshem te maxhorances aleancat mes aleateve ne pushtet funksionimi i strukturave partiake deri te kriteret selektive per zgjedhjen e emrave qe do te garojne ne zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem. Bashkia e Tiranes mbetet te jete torta e gjithe procesit te zgjedhjeve vendore si per partine Socialiste ashtu dhe per partine Demokratike. Kryeministri Sali Berisha eshte shume i interesuar ta perqendroje ne pushtetin e tij kete bashki. Dhe per kete atij do ti duhet te luaje me nje kandidat te forte dhe te ruaje aleancen me LSI-ne per te garantuar nje fitore ne zgjedhjet e ardhme per pushtetin vendor. Ende nuk dihet nese Rama do te garoje edhe per nje mandat te katert per bashkine e kryeqytetit. Nderkaq ministri i brendshem zoti Lulzim Basha ka shprehur me shume se nje here deshiren per te kandiduar per zgjedhjet e ardhshme vendore.
7 Shtator 2010